Çfarë e shkakton depresionin e vitit të ri dhe si ta shmangni?

Një nga zgjidhjet më të mira është të mendoni për arritjet tuaja, jo për atë që keni humbur

Ndonëse për shumicën Viti i Ri është periudhë gëzimi, feste dhe humori të mirë, disa persona gjatë kësaj periudhe mund të përballen me humor depresiv.Një nga zgjidhjet më të mira është të mendoni për arritjet tuaja, jo për atë që keni humbur

Ndonëse për shumicën Viti i Ri është periudhë gëzimi, feste dhe humori të mirë, disa persona gjatë kësaj periudhe mund të përballen me humor depresiv.Financat shkaktojnë një shqetësim të madh në këtë stinë të vitit, posaçërisht kur është fjala për pritjet dhe kombinimin e blerjes së dhuratave.

Pikëllimi rritet shpesh gjatë festave, posaçërisht nëse keni humbur një person të afërt apo para pak kohësh keni ndërprerë lidhjen dashurore.

Jeni të ndarë nga njerëzit të cilët i doni.

Koha e ftohtë dhe ditët e shkurtra mund të shkaktojnë depresionin e sezonit.

Një nga gjërat që nuk duhet anashkaluar është pakënaqësia me veten dhe ëndrrat e planet e parealizuara. Në fund të vitit, ne zakonisht shikojmë prapa dhe reflektojmë për atë që kemi arritur, çfarë mund të kishim bërë më mirë dhe kjo mund të shkaktojë një humor depresiv te disa njerëz.

Psikologia Julia Nika shpjegon se nëse një person nuk ka bërë gjithçka që dëshironte, mund të çojë në zhgënjim.Ajo vë në dukje se është e rëndësishme të mësosh se si të përmbledhësh siç duhet rezultatet dhe t’i përgjigjesh pyetjeve se çfarë duhet bërë ndryshe vitin e ardhshëm, çfarë të ndryshohet. Është e rëndësishme të kuptoni se asgjë nuk humbet, por që me hapa të vegjël, pa ngarkesë, mund të arrini atë që dëshironi.Një nga zgjidhjet më të mira është të mendoni për arritjet tuaja, jo për atë që keni humbur.

Reflektimi mund të jetë i dobishëm nëse e bëni siç duhet. Bëni një listë të asaj që keni arritur, mos i mendoni si gjëra të vogla, sepse gjërat e vogla shpesh janë gjërat më të mëdha. Më e rëndësishmja, mos e krahasoni veten me të tjerët. Jeta nuk është një garë. Përqendrohuni te vetja, arritjet tuaja, fushat e përmirësimit dhe lloji i personit që dëshironi të jeni, pavarësisht nga të tjerët.