Çfarë është L-theanine – përbërësi që bëri që versioni me kafeinë i pijes energjike Prime të ndalohet në Slloveni dhe Kroaci?

INA
INA

16/11/2023

Pija Prime, përkatësisht versioni me kafeinë i pijes energjike së fundmi u ndalua fillimisht në Slloveni, e më pas edhe në Kroaci.

Kjo pije freskuese, siç kanë raportuar mediat nga këto dy vende, është e ndaluar për shkak të substancave të paligjshme në përbërjen e saj, përcjell Telegrafi.

Janë dy pije, “Prime Energy” dhe “Prime Hydration” – dhe fëmijët zakonisht konsumojnë pijen e fundit e cila përmes mesazheve reklamuese pretendohet se është rihidratuese.

Dhe ndërsa Prime Energy thuhet se përmban nivele të larta të kafeinës, Prime Hydration, nga ana tjetër, është plot me ëmbëlsues artificialë.

Theksojmë se jo të gjitha pijet janë të ndaluara dhe Sllovenia dhe Kroacia kanë ndaluar versionin me kafeinë të pijeve energjike Prime për shkak të përbërësit L-theanine, i cili nuk lejohet në pijet joalkoolike.

Por çfarë është L-theanine?

Theanine është një aminoacid që gjendet në çaj dhe disa kërpudha.

Ai vjen në dy forma: L-theanine dhe D-theanine.

L-theanina është forma më e zakonshme, shkruan WebMD, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, Theanine është e ngjashme me glutamatin, një aminoacid natyral.

Glutamati ndihmon në transmetimin e impulseve nervore në tru dhe Theanina ndonjëherë vepron si glutamat në trup.

Por herë të tjera duket se bllokon efektet e glutamatit.

Theanina gjithashtu mund të ndikojë në kimikatet e trurit GABA, dopaminën dhe serotoninën.

Siç thuhet më tej, njerëzit përdorin L-theanine për të përmirësuar funksionin mendor.

Përdoret gjithashtu për ankth, dëmtim mendor, stres dhe çështje të tjera, por nuk ka prova të mira shkencore për të mbështetur këto pretendime.

Megjithatë, theksohet që të mos ngatërrohet theanina me një aminoacid tjetër të quajtur threonine. Këto nuk janë të njëjta.

Efektet e mundshme negative të kombinimit të L-theaninës dhe kafeinës

Efektet anësore nga konsumimi i L-theaninës nuk janë raportuar, konsumimi i sasive të mëdha të çajit jeshil për shkak të përmbajtjes shtesë të kafeinës mund të çojë në vjellje, shqetësime në stomak dhe nervozizëm.

L-theanine në kombinim me nivele të larta të kafeinës, si ato që përmbahen në pijet energjike Prime mund të rrisë efektin e kafeinës, e cila mund të çojë në rritjen e nervozizmit, pagjumësisë dhe efekteve të tjera anësore që lidhen me kafeinën, sipas Index.hr.

Pikërisht për këtë arsye pijet energjetike që përmbajnë këtë kombinim konsumohen më së miri në moderim, duke pasur parasysh të gjitha rreziqet e mundshme.

Duhet të theksohet gjithashtu se së bashku me kafeinën dhe L-theaninën, pijet energjike shpesh përmbajnë nivele të larta sheqeri, të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin nëse konsumohen në sasi të mëdha.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zhan mitrev

Klinika Zhan Mitrev e krahasuar me Mayo Clinic, ka marrë për herë të tretë Vulën e Artë nga Joint Commission International

fyti_bajame

Disa metoda se si ta mposhteni dhimbjen e fytit

lodhje gjume plogeshti

Konsumi i tepërt i karbohidrateve mund të çojë në efekte anësore, pesë shenja që tregojnë se po e teproni

gjume-ftoft

Ju është zënë hunda gjatë natës? Çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi juaj

prostate_ultrasound

Prostata, problemet dhe trajtimi

Karrota

Aleati i shkëlqyer në luftën kundër erës së keqe të gojës

pesha

Ilaçet që përdoren për humbje të peshës mund ta ulin rrezikun për kancerin e zorrëve

rexhail ramadani

Mjeku shqiptar nga Kumanova tregon pse iku për Gjermani

fruthi

Rumania shpall epidemi të fruthit

INFO

NA NDIQ