Çfarë është Marrëveshja e Ohrit?

0

Në 13 gusht të 2001 në qytetin e Ohrit në Maqedoni u nënshkrua një marrëveshje që i dha fund konfliktit të armatosur atje dhe shihej si garantuesja e bashkëjetesës ndëretnike.

Por çfarë përmban kjo marrëveshje, që edhe 17 vjet më pas sa herë flitet për situaten në Maqedoni, referimi është pikërisht tek ky akt?

Marrëveshja është e ndërtuar mbi 5 parimet themelore, të cilat u bashkëshoqeruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumë-etnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën .

“Marrëveshja e Ohrit detyron autoritetet e qeverisjes qendrore të garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe mosdiskriminimin.” E reflektuar në ligj kjo pikë e marrëveshjes kërkonte që në punësimet në administratën publike të sigurohej përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.

Përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese kërkohet të bëhet mbi propocionin e përfaqësimit në Kuvend sipas etnive. Shqiptarët që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë maqedonase përmes Marrëveshjes së Ohrit iu garantohej e drejta e përdorimit si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase edhe ajo shqip. Simbolet kombëtare gjithashtu.

Ndërsa Marrëveshja e Ohrit ishte një kontratë juridike, kapitujt e të cilës parashihnin afate konkrete, shqiptarët atje, faktori politik shqiptar, raportet ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve perëndimore, mediat në mënyrë të vazhdueshme kanë denoncuar se asnjë prej angazhimeve të ndërmarra 17 vjet më parë nuk është realizuar plotësisht.

Punësimet, përfaqësimi në institucione, pushteti vendor, gjuha dhe simbolet kombëtare dhe aq më pak ndalimi i diskriminit nuk u arritën as në mënyrë të kënaqëshme, shkaqe për të cilat shqiptarët janë shpesh në rrugën e protestës, pasi Marrëveshja e Ohrit nuk iu siguroi atë që synonte, qytetarë të barabartë me maqedonasit.

Parimet themelore te Marreveshjes se Ohrit

Nderrimi i pushteteve vetem permes zgjedhjeve te lira dhe demokratike

Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonise.

Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase

Ndertim i shtetit demokratik

Zhvillimi i pushtetit vendor

Permbajtja e Marreveshjes se Ohrit

Ndërprerja e armiqësive

Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

Perfaqesim ne gjyqesor ne propocion me popullsine

Gjuhe zyrtare eshte edhe gjuha amtare kur popullata eshte mbi 20%

Shprehja e identitetit (perdorimi i simboleve te bashkesise ne zonat ku ata perbejne shumicen). (INA)

 

 

Komentet

komentet