Sara dhe Meritoni kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë kohës që qëndronin në dhomën e grimit.
Dyshja ka agravuar më tej deri në tonalitete të larta të zërit, por nuk arritën të sqaroheshin.
Mënyra e komunikimit dhe sjelljes me banorët e Big Brother VIP ka qenë shkaku i debatit mes tyre.
Sara: Nuk më pëlqen kur çdo banore vë limitet
Meritoni: Ti bëre 20 pyetje për të dalë tek pika jote.
Sara: Vë limite dhe nuk është mirë të vënë limite. Ti mos fol për mua, ti mos fol për mua
Meritoni: Është e drejta e saj çfarë bën
Sara: Ti çfarë je tani gjyqtar?
Meritoni: Jo nuk më pëlqen kjo. E more me 100 mijë pyetje me ndjenjat e saj dhe i bëre edhe 20 pyetje për me dalë në pozitën që deshe. Nuk ishte e bukur
Sara: Atë nuk e vendos ti o Meriton. Nuk më pëlqejnë limitimet.
Meritoni: U mundove me përdor situatën.
Sara: Meriton (ngre zërin) diku dua të dal. Me të gjithë do përpiqem kur të vijë momenti. Lëre tjetrin të flasë deri në fund.