Çfarë ka shkruar idhulli i Apasievit, Enver Hoxha për Maqedoninë e Titos dhe maqedonasit, shqiptarët dhe flamurin?

Picture of INA
INA

17/08/2023

Shkruan: PETRIT SARAÇINI

Shefi dhe deputet i partisë ekstreme të djathtë “Levica” (E Majta), Dimitar Apasiev, përsëri lartëson ish-diktatorin komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhën.

Në një postim në rrjetin social Facebook, duke komentuar vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe politikanëve shqiptarë nga vendi që ishin të lidhur me atë ngjarje apo bënë deklarata në debatin publik që pasoi, Apasiev ka shkruar “Vetëm ENVER HOXHA për njerëz si Kurti, Kasami, Gashi, Mexhiti dhe bishtajat e tjera balliste”.

Postim i Apasievit në Fejsbuk, 16 gusht 2023, burimi: FB faqja e Dimitar Apasiev
Postim i Apasievit në Fejsbuk, 16 gusht 2023, burimi: FB faqja e Dimitar Apasiev

Kjo nuk është hera e parë që Apasievi shpreh pietet për Enver Hoxhën. Para do kohe, më 11 prill 2023, ai në krye të delegacionit të partisë së tij “Levica” vizitoi varrin e diktatorit shqiptar në Tiranë, duke bërë homazh dhe duke vendosur kurorë me lule. Në kumtesën e partisë, për Hoxhën flitet në superlativë.

Delegacioni i “Levicës” te varri i Enver Hoxhës, burimi: Facebook faqja e partisë Levica
Delegacioni i “Levicës” te varri i Enver Hoxhës, burimi: Facebook faqja e partisë Levica

Por, të shohim, kë respekton dhe lartëson në të vërtetë Apasievi? Çfarë ka shkruar Enver Hoxha për Maqedoninë dhe maqedonasit dhe qëndrimin ndaj shqiptarëve gjatë socializmit dhe sundimit të Josip Broz Titos?

Si ilustrim më i mirë, ja një fragment nga ditari politik i Enver Hoxhës (Vëllimi 5, f.380-381), ku ai u referohet ngjarjeve që lidhen me demonstratat politike të shqiptarëve në vitet 1968 dhe 1969 dhe kërkesat për të drejtën e ngritjes së flamurit shqiptar dhe të drejta tjera politike:

“E ENJTE, 26 QERSHOR 1969:

TERROR NË MAQEDONI KUNDËR SHQIPTARËVE

Që nga fillimi i vitit në Maqedoninë titiste ka filluar vala e terrorit kundër shqiptarëve. Gjyqet kundër tyre vazhdojnë me muaj dhe s’kanë të mbaruar. Terroristët titistë maqedonas i akuzojnë shqiptarët se ngritën flamurin e Shqipërisë, se gjoja në demonstrata kanë thënë: “Duam të bashkohemi me Kosovën dhe pastaj me Shqipërinë”. Të dënuarit prej gjyqeve janë me dhjetra, të burgosurit që presin të dalin në gjyqe me qindra. Shumica e këtyre janë mësues, profesorë dhe studentë.

I gjithë ky terror ka për qëllim mbylljen e shkollave shqipe, frikësimin e shqiptarëve dhe synonin shkombëtarizimin dhe largimin nga tokat e tyre. Ata i detyrojnë të largohen në mërgim në Turqi, në Australi dhe në Amerikë.

Qelbësirat frikamane maqedonase mbështeten në këto veprime barbare dhe nga disa tradhtarë shqiptarë, renegatë të popullit të vet, që veprojnë tok me titistët.

Ky terror është vazhdimi i terrorit Tito-Rankoviq që me dekada ka bërë dhe bën kërdinë mbi shqiptarët e Kosovës e të krahinave të tjera shqiptare në Jugosllavi. Punët paraqiten sikur në ngjarjet e Maqedonisë, Beogradi, domethënë Federata, nuk ka gisht, maqedonasit gjoja bëjnë me kokën e tyre. Këto nuk i ha kush. Bisedova me Ramizin (Kelmendi v.j) dhe e porosita që në bazë të të dhënave të bëhet një demaskim i këtij terrori rankoviqian maqedonas, të kërkohet që të ndalohet sa më parë ky persekutim i egër i vëllezërve tanë. Maqedonasit dhe titistët e kanë kot, shqiptarët që jetojnë në tokat e tyre në Jugosllavi, as u tremben, as u nënshtrohen atyre. Pikërisht pse ngjet kështu titistët përdorin alternativisht terror-demagogji-terror.

Titoja, për t’i gënjyer, gjoja u dha disa të drejta kosovarëve, por shpejt do t’ua heqë, njërën pas tjetrës, duke u qitur një mijë e një pengesa.

Kosovarët, duhet të luftojnë me këmbëngulje dhe me guxim për të drejtat e tyre, ata duhet të ndihmojnë me luftën dhe me rezistencën e tyre edhe vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë e të Malit të Zi.”

Ja, kështu pra shkruan në ditarin e tij politik Enver Hoxha, idhulli i Apasievit, për Maqedoninë dhe maqedonasit në kohën e socializmit dhe Titos.

Logjikisht shtrohet pyetja, a është Apasiev historikisht dhe politikisht aq analfabet, sa nuk i njeh pikëpamjet e Hoxhës dhe armiqësinë mes tij dhe Titos e Jugosllavisë socialiste, të cilën Apasievi po ashtu e lartëson? A është e mundur të jesh adhurues si i Enver Hoxhës ashtu edhe i Josip Brozit në të njëjtën kohë? Apo bëhet fjalë për populizëm të zhveshur, për nxitje të urrejtjes ndëretnike, për ndezje të pasioneve dhe për përdorimin e mosditurisë së shumë njerëzve për përfitime ditore politike?

Prapëseprapë, postimet në të cilat Apasiev madhëron Enver Hoxhën kanë qindra reagime pozitive. Si dhe postimet ku ai lavdëron Titon dhe jugo-socializmin. Po edhe postimet, në të cilat Apasiev me krenari prezantohet si “krahu i majtë i Organizatës” (VMRO), anëtarët dhe përkrahësit e së cilës po ashtu u persekutuan në Jugosllavinë e Titos.

E para, e dyta dhe e treta nuk shkojnë fare bashkë. Përveçse në kokat e Apasievit dhe pasuesve të tij, ku padyshim, po ndodh një “aheng” e vërtetë. Apo, siç i thonë, një zbavitje e çmendur deri në maksimum.

TË FUNDIT
2 orë
Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot
2 orë
VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje
3 orë
Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim
4 orë
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër
4 orë
Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

ME TE LEXUARA

10 orë
Kuvend, seancë për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe formimin e trupave punues
1 ditë
Gashi takon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Florian Qehajën
5 orë
Tani shkencat mjekësore mund ti kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së
1 ditë
Osmani: Gjithçka për shqiptarët duhet të kaloj përmes Frontit
10 orë
Gashi takon sot Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
1 ditë
Këto janë emrat e përmendur për zv/ministra në Mbrojtje dhe Bujqësi nga VLEN?!

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

IMG_2957

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

ere pluhuri

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

IMG_2950

Tani shkencat mjekësore mund ti kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

INFO

NA NDIQ