Çfarë ndodhë kur pini shumë ujë?

INA
INA

14 Maj, 2023

Trupi ka nevojë për ujë për të funksionuar siç duhet, por pirja e tepërt mund të shoqerohet me pasoja të rënda shëndetësore.

Pirja e tepërt e ujit mund të rrisë presionin brenda kafkës. Kjo mund të shkaktojë simptoma të ndryshme dhe, në raste të rënda, të bëhet fatale.

Është e vështirë të pish shumë ujë rastësisht, por mund të ndodhë, zakonisht si rezultat i mbihidratimit gjatë stërvitjes intensive.

Kur një person konsumon një sasi të tepërt uji , qelizat në trurin e tij fillojnë të fryhen, presioni brenda kafkës së tij rritet. Kjo shkakton simptomat e para të “dehjes me ujë”, të cilat përfshijnë:

dhimbje koke
të përziera
të vjella

Rastet e rënda të pirjes së tepërt me ujë mund të shkaktojnë simptoma më serioze, të tilla si:

përgjumje
dobësi ose ngërçe muskulore
presion të rritur të gjakut
vizion të dyfishtë
konfuzion
pamundësi për të identifikuar informacionin shqisor dhe
vështirësi në frymëmarrje.

Një grumbullim i lëngjeve në tru quhet edemë cerebrale. Kjo mund të ndikojë në trungun e trurit dhe të shkaktojë mosfunksionim të sistemit nervor qendror.

Në raste të rënda, kjo mund të shkaktojë konvulsione, dëmtim të trurit, gjendje kome dhe madje edhe vdekje.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kajsia

Kajsia, fruti i verës që pastron gjakun dhe mëlçinë

Karrota

Sekretet e panjohura të karrotës

alkool

Si ndodh mbidoza e alkoolit dhe çfarë pasojash shëndetësore mund të lërë?

banane

Çfarë do të ndodhë me trupin tuaj nëse hani 2 banane në ditë

pem

Si të forconi sistemin imunitar përmes të ushqyerit

duhan

Sot Dita botërore pa duhan

shtatzan

Këshilla si të mund të flemë rehat gjatë shtatzanisë

barnatore

Maqedoni/ mungesa e antibiotikëve, mjekët: kjo është e papranueshme

veze

Disa arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

INFO

NA NDIQ