Çfarë paraqesin partitë politike shqiptare në Maqedoni sipas Kushtetutës…?

0

Skender Karaçica/

Tashti së voni,po flitet se PDSH me seli në Tetovë dhe jo në Shkup, sikundër edhe partitë tjera shqiptare, nuk është e regjistruar si parti politike me ligjet kushtetuese dhe e konsideron vetën udhëheqëse për shqiptarët në hapësirën entike në Maqedoni.

Pse PDSH nuk është e regjistruar…? Pse kjo parti politike tash sa vje ka marrë pjesë në pushtetin maqedonas,ndërsa çështja shqiptare mbeti e (pa)zgjidhur dhe në margjinat e kohës.Ndërkaq,edhe me emrin e ri ,,Maqedonia e Veriut,, shqiptarët do të jenë pakicë me barsvlerën me pakicatr tjera në këtë shtet që identiteti i saj tashti ka ardhur në peshojë kah më tutje…?

Pas ndryshimit të emrit Maqdonia e Veriut, duhet të ndryshohet Kushtetuta aktuale dhe çfarë do të nodhë me popullin shqiptar, pozita e tij kushtetuese dhe, poqese partitë politike shqiptare dalin më të unifikur se kurrë më parë, e kjo nuk besoj se do të ndodhë me këtë klasë politike,atëherë do kishte mundësi që të hapet debati për federalizimin e Maqedonisë,ku dy popujt shumicë shqiptarët dhe mqedonasit,do të participonin hisen e vet në këtë shtet që,e ardhmja e tij është kogja e brishtë…!

Emri i ri i Maqedonisë së Veriut, ndërsa problemet e shqiptarëve do të mbesin ato të vjetrat!