Çfarë parasheh marrëveshja për trafikun ajror që nënshkruan dje Kosova dhe Mali i Zi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/04/2023

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nënshkruan të premten në Prishtinë një marrëveshje për trafikun ajror mes dy vendeve.

Marrëveshja i hap rrugën përdorimit të korridoreve ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi, për aviacionin civil, që deri tani shfrytëzoheshin për fluturime ushtarake të NATO-s.

“Ky është një hap sa i rëndësishëm po aq i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore mes dy republikave tona. Marrëveshja që nënshkruam sot ofron mundësi të reja të zhvillimit të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme si dhe ul koston e fluturimeve të cilat ndikojnë në çmim të biletave për udhëtarët”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e integrimeve evropiane.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se ndryshimet politike në vendin e tij nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet me Kosovën.

“Në Mal të Zi kanë ndodhur disa procese politike por kjo nuk do të ndërrojë kurrfarë politike ndaj Kosovës zyrtare. Ju mund të llogaritni në Malin e Zi në atë që ka me qenë aktivitetet ndërkombëtare i Republikës së Kosovës në të ardhmen, e jemi të gatshëm të përkrahim me kapacitetet tona”, tha zoti Abazoviç, duke ju referuar zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, në të cilat humbi udhëheqësi shumëvjeçar i vendit të vogël ballkanik, Milo Gjukanoviç.

“Ne vijmë me një mesazh paqësor, një mesazh miqësor dhe edhe në të ardhmen do të mundohemi të krijojmë një atmosferë të mirë rajonale ku dy shtete të japin shembull sesi duhet të jenë marrëdhëniet mes dy qeverive”, tha Abazoviq.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiptar-mal i zi

Shqiptari i vrarë sot në Mali të Zi, kishte kërkuar statusin e dëshmitarit, ka ofruar informacione për disa vrasje

scholz-shulc-olaf

Gjermania nuk do të dërgojë trupa tokësore në Ukrainë

Nikola-Sanduloviq

Sanduloviq, Lajçakut: Ke heshtur për tentimvrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

daniel server

Serwer për Vuçiq-in: Dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

kosov kroaci

A e rekomandoi ambasada e Kosovës një kosovar të pranojë dokumentet e Serbisë? MPJ deklarohet për rastin

kamberi vucic

Vuçiç fton shqiptarët në qeverinë e re, cila ishte përgjigja ndaj tij?

Prokuroria

Po kontrollohet një lidhje e mundshme e vrasjes në Bllacë me shpërthimin e një zjarri në Çair

aeroport italiane franceze

Shtrenjtohen biletat e fluturimeve, ja sa do të shkojnë?

INFO

NA NDIQ