Çfarë po bëjnë yjet shqiptarë në TikTok?!

0

Janë bërë tre javë që kur jemi izoluar për shkak të pandemisë, e në këto ditë shumë prej nesh i janë kthyer pasioneve të dikurshme e po ashtu kanë gjetur mënyra të reja për të kaluar kohën.

Një prej senzacioneve që ka marrë më shumë vëmendje këtë kohë është rrjeti social “Tik Tok”, ku personazhet publike shqiptare janë bërë pjesë.

Një ndër të parat ishte edhe prezantuesja e Prive, Liberta Spahiu e cila realizon sfida të ndryshme kërcimi e imitimi e madje ka grumbulluar mijëra ndjekës në këto pak ditë.

Ndërkaq, aktive është edhe Enca, Kida, Robert Berisha, Dhurata Dora, Ledri Vula e plot emra të tjerë që po zbulojnë anë tjera që nuk i kemi parë më herët./Prive.al