Çfarë po ndodh? Enca shfaqet në shtrat me Beartin

Këngëtarja e mirënjohur, Enca Haxhia, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re, të titulluar “Rakia”.

Ashtu siç lajmëroi më herët vetë këngëtarja, pjesë e videoklipit do të jetë edhe ish konkurrenti i ‘Për’Puthen”, Beart Rexhepi.

Së fundmi, Enca ka postuar në rrjetet sociale një foto tepër provokuese, teksa shfaqen të dy në të njëjtin shtrat.

“Jam te shoku jot i ngushtë, guess na jena me 1 shtrat”, shkruan ajo bashkangjitur fotove.

Ndërsa, në ‘story-t’ e Instagram këngëtarja ka publikuar pjesë të videoklipit ‘Rakia’, ku sërish shihen skena të nxehta.

https://www.instagram.com/p/CQWtXfkHy20/

“Bomba po vjen. Ka me ju nxon ‘harder than’ rakia”, shkruan ajo.