Çfarë po ndodh me veturat Tesla

Kompania Tesla ka dalë me një deklaratë që mund të mos u pëlqejë klientëve të saj, sidomos atyre që kanë planifikuar të bëjnë porosinë e modelit Model S.

Prodhuesi i veturave elektrike ishte në pritje të dërgesave te klientët tash e disa javë. Shumë vetura janë ndalur në qendrat e dorëzimit, pak para datës së dorëzimit. Kjo është e tëra që ka njoftuar kompania.

Arsyeja tash për tash është e panjohur dhe të gjitha modelet (Plaid, Long Range…) duhet të kalojnë kontrolle shtesë.

Tash për tash, është shumë herët lidhet e gjithë kjo me rastet e para pak ditëve, kur një veturë Tesla u përfshi nga flakët e një tjetër u prish dhe ishte e nevojshme të zëvendësohej e gjithë bateria.

Modeli S, i ridisenjuar, ka bateri të re dhe tre motorë (Plaid), softuer të ri dhe pjesë të tjera, të cilat nuk janë përdorur më parë (madje edhe një bateri jon-litium 12V).

Disa nga këto, padyshim që nuk funksionojnë siç është menduar ose problemi është krejt diku tjetër, gjë që pritet të zbulohet nga Tesla. \autoblog