Çfarë presin shqiptarët e kantonit Vaud të Zvicrës me zgjedhjët politike në Kosovë

0

Migjen Kajtazi

Me qenë pak më i arsyshëm nuk jam zgjëruar shumë me pyetjën : qka fitojn shqiptarët e përndimit me zgjedhjet politike në Kosovë se pastaj përgjigjja ime do marr përmasa shumë teorike duke i ikur një realiteti që nuk e njohë, një realitet që shtrihet në disa shtete të përendimit ku jeton e punon komunitetit shqiptar.

Kantoni Vaud përkon me realitetin tim personal që jetojë e punojë me vitet të tëra dhe që pretendojë ta njohë ketë realitet.
Përvoja ime personale dhe profesionale më jepë mundësin të përgjigjem edhe në disa pyetje që tejkalojnë analizat e shumë politikajëve dhe analistëve të Kosovës !.

Marr kërkesa që të bëhem anëtar i grupeve politike të degëve të partive shqiptare në kantonin Vaud e qudia më e madhe këto kërkesa i marr nga personat që kurr nuk kanë bër a nuk janë angazhuar për ndonjë aktivitet të komunitetit shqiptar në kantonin Vaud. Shtohet pyetja si është e mundur që këta persona që nuk kan pasur e nuk kan kohë për aktivitete të komunitetit shqiptar tani gjejnë kohë të mobilozohen për parti politike të Kosovës ?

Përgjigjjen fillojë ta japë duke marr parasysh funksionimin e partive politike të cilat pothuaj të gjitha bazohen në katër shtylla kryesore : e para shtyllë e partive ka të bëjë me statusin e partive që do të thotë qdo parti duhet të ketë statusin e vetë juridikë. Shtylla e dytë e funksionimit të partive politike bazohen në vlera që në vlerat e partive shqiptare të Kosovës shofim shpesh që lakohen sipas ideve të facebukut e jo të ndonjë vlere të bazuar në koncept të shkruar e të shtjelluar qartë nga anëtarët e partive politike. Veq fakti qe kemi aleanca të ndryshme të partive që pretendojnë të jenë të majta e të djathëta tregon që shtylla e dytë të partit politike në Kosovë nuk është e definuar e qartësuar mirë.
Shtylla e tretë e funksionimit të partive ka të bëjë me produktivitetin e partive që nënkupton rritjen e anëtarsisë . Kurse shtylla e katërt e funsionimit të partive politike ka të bëj me personin që udhëheq partin.

Pra, partit e Kosovës kanë interes që të shtohët numëri i anëtarësis këtu në kantonin Vaud. Shtimi i anëtarsisë në veti nënkupton krijimin e degëve të partive politike të Kosovës në territorin e kantonit Vaud dhe në vetëvete prodhon një polarizim të komunitetit. Duke u bazuar nga aktivitetet e realizuar para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte komuniteti shqiptar në kantonin Vaud ka arritë që të mobilizohet për të mbrojtur qeshtjet kombëtare në trojet shqiptare. Komuniteti i kantonit Vaud ka vite që është duke u mobilizu në disa fusha që ka të bëj integrimi i sajë në shoqërin lokale. Organizimi i komunitetit në kantonin Vaud është fuqizim dhe promovim i kulturës shqiptare. Fuqizimi i shkollës shqipe në kantonin Vaud është prioritet. Sa më shumë që integrohet komuniteti shqiptar në shoqërin lokale të kantonit Vaud do jetë një zë më i fortë jo vetëm edhe komunitetit shqiptar në kanton të Vaud po edhe Kosovës. Integrimi i komunitetit shqipar në strukutra shoqërore, kulturore, ekonomike etj ndikon në forcim të identitetit shqiptar dhe jo të kundërtën !.

Qasja e komunitetit për zgjedhje është qasje jo vetëm emocionale po dëshir që ta shofë Kosovën të radhitur në shtete e zhvilluara përndimore . Pikë referimi për Kosovën janë vlerat demokratike përndimore ku komuniteti jonë arriti jo vetëm të krijojë bazë të fortë ekonomike për familje po edhe për krijimin e shtetit të Kosovës. Angazhimi i anëtarëve të komuniteit shqiptar në luftë për çlirimin e Kosovës ishte masif dhe kjo nuk ishte e rastësishme se po në këto shtete përndimore u shijua liria dhe u kuptu domëthënja e të qenitë pjesëtar i një shoqërie demokratike të bazuar në vlera demokratike.
Forcimi i Kosovës që të bëhet joshësh për popullësin e vetë. Një forcim i shtetësis të Kosovës bëhet më pak joshësh për Sërbin.
Një Kosovë e një Shqipëri e fortë do jetë reflektim drejtpërdrejt së pari për popullësin e vetë dhe një reflektim pozitivë në diaspor shqiptare .

Forcimi i shtetësis të shtetëve shqiptare do kontribunonte në forcim të diasporës. Diaspora shqiptare ka nevojë që emri i sajë të mos figurojë vetëm si numër kur kemi të bëjm me dërgesa parash apo të numërit të udhëtarëve në aeroporte të Kosovës e Shqipëris. Diaspora Ka nevojë për shtete të forta shqiptare që të jenë model i të mirës.

Komuniteti shqiptar në kantonin Vaud është i përbër nga gjenerata të ndryshme. Tani jemi duke folur edhe për gjeneratën e katërt të komunitetit shqiptar në kantonin Vaud. Komuniteti shqiptar i kantonit Vaud , komuniteti i cili nuk është shumë i pranishëm apo për të mos thën fare i pranishëm në zgjedhjet lokale në komuna të ndryshme të kantonit do ishte befasi për mua të shof të mobilizohet në votime në Kosovë.

Gjenerata e parë e komunitetit shqiptar në kantonin Vaud tani në penzion po thujë nuk ka votuar kurr as në Kosovë e as në Zvicër. Në Kosovë nuk ka pas të drejtë apo ka pasur të drejtë po ka pasur mundësi të votojë për pjesëtar që nuk kan përfaqësuar interesat shqiptare kurse në Zvicër nuk kan pasur të drejtë për shkakë të statusit dhe të mos egzistimit të ligjit të të huajëve që i kanë dhën qasje në zgjedhje lokale. Gjeneratat e reja sikur në shumë shtete përnedimore janë shumë pasivë në jetën politike.

Popullësia e Kosovës ka nevojë për një klasë politike shqiptare që do tregonte vetën me punë e me rezultate edhe më të medhaja në forcim të shoqëris demokratike, të forcim të shtetit të Kosovës . Për momentin jemi dëshmitar i përqarjeve të mëdha në klasat politike shqiptare dhe jo stabilitet në shoqëri. E për ketë frymë të përqarjes më së paku ka nevojë komuniteti shqiptar i kantonit Vaud.

Komuniteti shqiptar i kantonit Vaud ka nevojë një forcim të rolit të sajë në të gjitha sferat e jetës në kanton Vaud. Krijimi i vazhdushëm i shoqatave në nivel lokal, themelimi i federatës të shoqatave shqiptare do ishte promovim i vazhdushëm i kulturës shqiptare. Forcim dhe përkrahje të Institucioneve shqiptare të themeluara në kantonin Vaud që janë model për shumë komunitete tjera që jetojnë në Zvicër.

Shpresojë që zgjedhjet politike në Kosovë të mos jenë vetëm zgjedhje politike po së pari të kontribojnë në zgjedhje të shumë problemeve në Kosovë e zgjedhja e këtyre problemeve është dëshir e komunitetit shqiptar në kantonin Vaud që do marr apo nuk do marr pjesë në këto zgjedhje politike !