Çfarë thanë kandidatët për president në tubimet përmbyllëse

Picture of INA
INA

22/04/2024

Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidatja Gordana Siljanovska Davkova nga Gazi Baba e Shkupit, theksoi se pasojat e pushtetit aktual do të ndjehen shumë gjatë dhe, siç thotë ajo, nuk kanë vlera evropiane, shkruan Alsat.

Ajo theksoi se si presidente do të shfrytëzojë të drejtën për t’iu drejtuar më shpesh deputetëve.

“Do të mundohem në Kuvend para deputetëve t’i adresoj jo problemet e mia, por problemet e juaja. Do t’u kërkoj të mbajnë llogari gjatë miratimit së ligjeve dhe vendimeve”, tha Gordana Siljanovska Davkova – kandidate për presidente.

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka prezantuar programin e tij para banorëve të Gostivarit. Ai theksoi se në këtë qytet ku është kryetar komune, pret të ketë avantazh të konsiderueshëm ndaj kundërshtarëve të tij.

“Të mërkurën ka votim dhe bëhet fjalë personalisht për mua. E di që më keni përkrahur gjithmonë, në çdo betejë politike dhe nuk kam dyshim se sërish do të jepni maksimumin, për ta bërë dallimin edhe më të madh në Gostivar”, u shpreh Arben Taravari – kandidat për president.

Në tubimin qendror në Shkup, kandidati për president Stevo Pendarovski theksoi se asnjëherë nuk ka dhënë shpresa dhe premtime të rreme për realizimin e shpejtë të qëllimeve strategjike të shtetit dhe qytetarët do të mund të kuptojnë se programi i kujt është i zbatueshëm për t’u realizuar.

“Rreziku më i madh është nëse u japim shans në zgjedhje atyre që i kemi parë si qeverisën me popullin për njëmbëdhjetë vjet. Pas më shumë se tre dekadash pavarësi, jam i bindur se qytetarët maqedonas shumë mirë e dinë programi i kujt është real dhe i kujt është në hap me kohën”, theksoi Stevo Pendarovski – kandidat për president.

Në ditën e fundit të fushatës, kandidati për president i Frontit Evropian Bujar Osmani vlerësoi se ka bërë fushatë pozitive. Në takim me aktivistë dhe mbështetës të rinj, ai u kërkoi atyre që të kenë kujdes nga lajmet e rreme dhe të marrin pjesë aktive në jetën politike.

“Këto janë instrumente sistematike, të projektuara mirë, si të forcave globale, ashtu edhe të forcave rajonale, por edhe të forcave të brendshme që duan të minojnë besimin e qytetarëve tek institucionet, që duan t’i pasivizojnë të rinjtë nga pjesëmarrja në aktivitete politike”, tha Bujar Osmani – kandidat për president.

Kandidati për president Stevço Jakimovski sot e vazhdoi fushatën e tij në takime me qytetarët në komunën e Shuto Orizares. Ai premtoi se do të angazhohet në mënyrë aktive për respektimin e vazhdueshëm të Ligjit për përmbaruesit, në mënyrë që, siç shton ai, të parandalohet tërbimi i tyre.

“Unë si president i Republikës së Maqedonisë do të insistoj që ky ligj të respektohet dhe të ndalet ky tërbim i përmbaruesve, sepse në rrezik më të rëndë janë 83 mijë familje dhe të gjitha janë familje të varfra me të ardhura të ulëta”, tha Stevçe Jakimovski – kandidat për president.

Kandidatja Biljana Vankovska në rrjetet sociale ka shkruar se ka ndjenjën e përgjegjësisë, sidomos duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet bota. Sipas saj, Maqedonia ka nevojë për një president që e sheh pasqyrën globale. Fushatën e takimeve me qytetarët do ta vazhdojë në Kërçovë dhe Gostivar.

TË FUNDIT
6 minuta
VMRO: Për 13 ditë nuk punojnë sallat e operimit në kirurgji
25 minuta
Borrell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit, më pas përmendi Ballkanin
49 minuta
ISHP: Epidemi e SIDA-s tek një grup i caktuar i popullsisë në vend
52 minuta
Shpërthen zjarr në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup
1 orë
Sot fillon seanca për zgjedhjen kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në RMV

ME TE LEXUARA

1 ditë
Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
16 orë
VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese
24 orë
Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje
3 orë
Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re
21 orë
Ahmeti: Nuk ka arsye për të shkarkuar Artan Grubin, Fatmir Besimin e Nazim Bushin nga postet partiake

LEXO MË SHUMË

Klinika-Shkup

VMRO: Për 13 ditë nuk punojnë sallat e operimit në kirurgji

Borell

Borrell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit, më pas përmendi Ballkanin

hiv sida

ISHP: Epidemi e SIDA-s tek një grup i caktuar i popullsisë në vend

zjarrfikes

Shpërthen zjarr në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup

Prokuroria

Sot fillon seanca për zgjedhjen kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në RMV

Bisera Kostadinovska Stojçevska

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

vulin

Policia arreston në Leposaviq bashkëpunëtorin e ngushtë të Vulinit, ja për çfarë dyshohet

visar-ademiu-600x360

Visar Ademi: Mickoskin nuk e shoh si kozmopolit, shqiptarët nuk i përfshiu te financat, mbrojtja dhe punët e jashtme

dejvid daviv gir geer

Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

INFO

NA NDIQ