Challandes i kënaqur me lojën kundër Greqisë

0

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është deklaruar pas barazimit 0 me 0 të `Dardanëve` në udhëtim te Greqia.

Challandes është shprehur i kënaqur me paraqitjen e “verdhë e kaltërve”.

Por, teknikut zviceran nuk i pëlqeu vendimi i penalltisë së akorduar për Greqinë.

“Kemi pasur disa probleme në pjesën e parë, veçanërisht në krahë, sepse kemi të bëjmë me kundërshtarë të fortë në krahë dhe këtë e përmirësuam këtë me dy lojtarët tanë në krahë, që ishin më tepër ofensivë. Kemi më bërë në pjesën e dytë në mbylljet e krahëve të kundërshtarit dhe provuam me kundërzbritje”.

“Problemi im nuk është suporti apo jo suporti. Jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë. Jam trajner që dua të luaj lojën time, të mbaj topin dhe më pëlqejnë aftësitë teknike dhe loja ofensive. Sot ndonjëherë ishte e mundshme ndonjëherë jo dhe ishte me rëndësi të mbroheshim në këtë moment kur nuk kishim besimin në pikën më të lartë. Ishte me rëndësi për ne që të kishim një ekip që mund të luajë bashkë. Ky është komplimenti që mund t’i jap skuadrës”.

“Nuk isha i kënaqur me vendimin, dukshëm. Është e rëndësishme për portierin që të priste penalltinë dhe t’i jap zemër ekipit. Na bëri më të fortë mentalisht, skuadra ishte më e fortë, luftoi më shumë. Jemi një ekip në situatë të vështirë, por jemi një ekip që lufton dhe ky ishte mesazhi më i mirë që dha skuadra”.

“Ishte taktikë fillestare sepse kishim lojtarë që luajnë tani në këtë sistem me klubet e tyre. Nuk jam tifoz i këtij sistemi, por e dija se duhej t’i mbyllnim krahët. Në fillim luajtëm me tre dhe nuk ishte mjaftueshëm, sepse ishim shumë ofensivë. Gjetëm zgjidhje për këtë mbrëmje dhe mendoj se ndonjëherë është e rëndësishme të ndërrojmë sistemin. Do të stërvitemi në këtë sistem, por edhe në 4-3-3 pasi kemi lojtarë për të ndërruar sistemin”.

“Lirim Kastrati ka bërë punë të mirë. Ishte ideja për të inkuadruar atë pasi i përshtatej mënyrës që donim të luanim. Mendoj se mund ta shfrytëzojmë Kastratin edhe në të ardhmen dhe të kemi opsione të ndryshme, të luajmë në thellësi me lojë vertikale dhe mendoj se kjo në përgjithësi ishte paraqitje e mirë e Kastratit dhe komplet skuadrës”/RTK