Challandes paralajmëron: Nuk do të jetë e lehtë kundër Bullgarisë

0

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes e ka pranuar se ndeshja e ardhshme kundër Bullgarisë në Sofje nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Dardanët” ndeshen me bullgarët në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020” të hënën mbrëma, pas barazimit në ndeshjen e fundit me Malin e Zi.

“Ne kemi luajtur kundër Bullgarisë me tjetër trajner dhe disa lojtarë tjerë, por për mua Bullgaia është skuadër e vështirë dhe mund të them se ne mundohemi të luajmë me filozofinë tonë,” tha tekniku zvicëran.

“Bullgaria është skuadër e vështirë për ne, ishte e vështirë për ne në Prishtinë dhe është e vështirë për ne këtu.”