Champions, Barcelona rrezikon kualifikimin

Chelsea mori vendin e parë në Grupin H pasi e mposhti Juventusin 4-0 në “Stamford Bridge”. Në pjesën e parë shënoi Chalobah, ndërsa në të dytën realizuan, James, Hudson-Odoi dhe Timo Werner në minutat shtesë. Ndeshja tjetër e grupit, Malmo – Zenit u mbyll 1-1.

Barcelona nuk arriti të fitonte me Benfica në ndeshjen që përfundoi 0-0, katalanasit rrezikojnë kualifikimin. Bayern vijon ecurinë perfekte pasi fitoi 2-1 Dynamon e Kievit. Robert Lewndowski dhe Coman shënuan në pjesën e parë.

Siguroi kualifikim edhe Manchester United në ndeshjen e fituar 2-0 me Villarreal. Golat erdhën nga Cristiano Ronaldo dhe Sancho. Manchester i mjafton edhe një pikë në sfidën e fundit ndaj Young Boys për ta patur të sigurt vendin e parë.

Atalanta kaloi dy herë në avantazh në fushën e Young Boys, por në fund mori një barazim 3-3.

Mbetet gjithçka e hapur në Grupin G, ku distanca mes Lille të vendit të parë dhe Wolfsburgu në vendin e fundit është vetëm tre pikë. Lille fitoi 1-0 me Salzburgut, ndërsa Sevilla mposhti 2-0 Wolfsburgut.