‘Championsi është ëndrra e madhe’, Guardiola: Ju tregoj kush është çelësi i suksesit

ina-online
ina-online

9 Qershor, 2023

Manchester City, nesër do të kërkoj trofeun e tretë sezonal. Pasi fitoi titullin e Premier Ligës dhe FA Cup, cityzens do të përballen me Interin në finale e Champions Leageu.

Ndeshja zhvillohet në “Stadiumin Olimpik Atatürk” në Stamboll të Turqisë, më fillim nga ora 21:00.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në konferencë për media para kësaj ndeshje ka thënë se e ndihet i tensionar dhe se e ka studiuar për një kohë të gjatë lojën e Interit.

Tekniku spanjoll tha se skuadra e Interit bën bëjnë shumë gjëra interesante dhe se duhet të mendojë se si t’i vërë në vështirësi.

“Ndihem pak i tensionuar dhe do të përkeqësohet ndërsa afrohemi. Por në fund, është një ndeshje shumë e rëndësishme futbolli, sepse ne arrijmë atje disa herë, por është gjithmonë një ndeshje futbolli. Ne duhet të bëjmë maksimumin për të fituar nesër.

I dhashë shumë ditë pushim. Pastaj e studiuam mirë Interin, karakteristikat e tyre. Tani është çështje këmbësh, të gjithë jemi të lodhur. Sot do të hamë darkë së bashku dhe pastaj do të duhet të flasim pak dhe të japim gjithçka nesër.

Gjithmonë kam menduar se në këtë lloj ndeshjeje ajo që keni bërë më parë nuk vlen asgjë, vetëm ajo që bëni në 95 minutat nesër ka rëndësi. Ne duhet të njohim Interin sa më mirë të jetë e mundur. Më është dashur të shikoj shumë ndeshje në ditët e fundit Ata bëjnë shumë gjëra interesante, ne duhet të mendojmë se si t’i vëmë në vështirësi. Mendoj vetëm për këtë: atëherë nëse fitojmë do të jemi skuadra më e mirë në Evropë Përndryshe do të jemi të dytët më të mirë në Europë, që nuk është keq. Unë u thashë djemve të ruhen nga mentaliteti: janë të fortë në situata të tilla. Nëse jemi 0-0 për ne është si të humbasim, për atyre është si të jesh përpara.’’, deklaroi Guardiola.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_5646

Pas publikimit të pamjeve, reagon kryeministri Kurti – ka këtë mesazh!

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

IMG_5656

Reagon kryetari i KF Bashkimi nga Kumanova, Armend Destani për incidentin ndaj Sasës, ka një kërkesë për Komisionin Disiplinor (VIDEO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

INFO

NA NDIQ