ChatGPT, revolucioni teknologjik në vitin 2023, çfarë na pret në vitin 2024?

ina-online
ina-online

01/01/2024

Inteligjenca Artificiale (AI) shpërtheu në sferën e teknologjisë në vitin 2023 me popullaritetin e chatbotit të OpenAI, ChatGPT, njëherësh revolucioni teknologjik për vitin që po lëmë pas.

Duke parë suksesin e ChatGPT-s, shumë kompani të mëdha teknologjike, filluan punën e tyre për të sjellë mjete të ngjashme me Inteligjencë Artificiale.

Por, a do të vazhdojë AI të rritet më tej dhe çka mund të presim në vitin 2024 në vazhdën e zhvillimeve teknologjike?

Euronews Next sjell një “skenar” dhe listë të trendeve teknologjike që do të vijnë, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Inteligjenca Artificiale (Emocionale)

Inteligjenca Artificiale gjeneruese – teknologjia prapa chatbotit ChatGPT, që mëson modelet e të dhënave dhe gjeneron të dhëna të reja në formë teksti ose imazhi – ishte buja e vitit 2023.

Por, vitin e ardhshëm, do të dalë edhe Inteligjenca Artificiale Emocionale, që vëren dhe interpreton sinjalet emocionale njerëzore, sipas CEO-s së Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT Digital), Federico Menna.

“’Emotion AI’ është trendi tjetër teknologjike pas gjenerimit, sepse, përveç të qenit në gjendje të gjenerojë përmbajtje bazuar në ndërveprimin ose kërkesën e përdoruesit, Inteligjenca Artificiale Emocionale është në gjendje të reagojë dhe të kuptojë emocionet e njeriut përpara makinës dhe të reagojë në përputhje me rrethanat”, ai tha për Euronews Next.

Menna tha se ai pret që ai të jetë kyç edhe për sektorin e shëndetësisë, pasi do të lejojë njerëzit me sëmundje kronike ose që kanë probleme të shëndetit mendor të jetojnë më mirë.

Ai pret që Inteligjenca Artificiale Emocionale të lulëzojë gjithashtu në sektorin e lëvizshmërisë.

“Në mjedisin e brendshëm të qytetit, ‘AI emocional’ mund të luajë një rol të madh. Dikush, për shembull, mund të jetë në ankth, nëse ecë nëpër një qytet të errët dhe një algoritëm mund të ndezë disa drita”, tha ai.

Përgjegjësia për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

Inteligjenca Artificiale gjeneruese do të jetë e rëndësishme dhe do të “revolucionarizojë” bizneset përmes zhvillimit të softuerit në operacionet e përditshme, tha Jitendra Putcha, nënkryetar evropian i të dhënave, analitikës dhe Inteligjencë Artificiale në firmën e konsulencës teknologjike LTIMindtree.

Ai beson se çdo industri – nga industria e udhëtimeve, përfshirë kompanitë mediale – do të përfitojnë nga teknologjia, e cila jo vetëm që rrit kreativitetin, por gjithashtu mund të zvogëlojë kostot, të përmirësojë trajnimin dhe të rrisë privatësinë dhe sigurinë.

“Ajo që është emocionuese është se AI po bëhet më e qassshme, duke lëvizur përtej kompanive të mëdha të teknologjisë falë konvergjencës së ‘cloud’ dhe ‘burimit të hapur’”, theksoi Putcha për Euronews Next.
Por, duke cituar personazhin e njohur të animuar “Spiderman”, ai tha se “me fuqi të madhe vjen përgjegjësia e madhe”.

“Ne kemi një shkop magjik në dorë që mund të bëjë mrekulli, megjithatë si këshilltarë, teknologë dhe adoptues, ne kemi përgjegjësinë ta përdorim atë në kontekstin e duhur për gjënë e duhur dhe me parmakët e duhur në vend”, theksoi eksperti.

Rregullimi i kësaj teknologjie, gjithashtu do të bëhet një temë e madhe për kompanitë e AI pasi në fund të vitit 2023 Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord për legjislacionin e ri të AI në kontinentet e tyre.

Derisa miratimi zyrtar i Aktit të Inteligjencës Artificiale nga BE pritet në vitin 2024, akti do të vendosë rregulla specifike për ofruesit e sistemeve të AI në fusha të tilla si transparenca, dokumentacioni dhe testimi.

Derisa Inteligjenca Artificiale do të qëndrojë ende në horizont, mund të ketë arritur kulmin e saj dhe teknologjia hapësinore mund të jetë sensacioni tjetër i madh në vitin 2024.

“Unë besoj shumë se viti 2024 do të sjellë një përparim edhe më të madh në teknologjinë hapësinore. Ashtu si sot, të gjithë fillojnë një bisedë me AI, njerëzit do të flasin shumë më tepër për teknologjinë hapësinore për shkak të disa trendeve që po ndodhin”, shprehet për Euronews, Adam Niewinski, bashkëthemelues dhe partner i përgjithshëm i firmës evropiane të kapitalit sipërmarrës OTB Ventures.

Për sa i përket llojit të teknologjisë hapësinore që do të jetë inovacion për vitin 2024, nuk do të jetë udhëtimi në hapësirë, por satelitët.

Teknologjia i lejon njerëzit të dallojnë atë që po ndodh në planetin tonë, të tilla si fatkeqësitë e motit, por ne gjithashtu mund të parashikojmë modelet e motit dhe të kuptojmë më mirë shkrirjen e akullit dhe mënyrën se si duhet të menaxhojmë burimet ujore.

Kuantika dhe siguria kibernetike

Në vitin 2023, kompania teknologjike “IBM” bëri përparim në fushën e llogaritjes kuantike duke iu afruar gjetjes së një zgjidhjeje për të minimizuar gabimet në të dhënat kuantike.

Në vitin 2024, do të ketë një fokus të konsiderueshëm se si kompjuteri kuantik mund të rrisë sigurinë në internet. Kjo pritet të jetë një temë kryesore diskutimi dhe eksplorimi.

Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë në SHBA (NIST) po punon për finalizimin e standardeve të kriptografisë post-kuantike (PQC). Ky projekt global, që përfshin tetë vjet, synon të zhvillojë metoda kriptografike që mund t’i rezistojnë sulmeve nga kompjuterët kuantikë të fuqishëm.

Përfundimi i projektit të NIST parashikohet të shënojë fillimin e një tranzicioni thelbësor në sigurinë kibernetike. Ky tranzicion synon të mbrojë të dhënat dhe infrastrukturën digjitale nga sulmet e mundshme nga kompjuterët kuantikë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

femij telefon

Italia ndalon celularët në shkolla me çdo kusht!

gemini

Google konfrontohet me Indinë shkaku i përgjigjes së chatbot-it me Inteligjencë Artificiale

Inteligjenca artificiale AI

IA ndihmon në mënyrë disproporcionale në mbrojtjen kundër kërcënimeve të sigurisë kibernetike

facebook-meta

“Meta” do të krijojë ekip për të luftuar dezinformimin në zgjedhjet e BE-së

Galaxy S24

Përjetoni përvojën më të jashtëzakonshme celulare me një nga pajisjet e serisë Galaxy S24

card-trump

Maqedonia e Veriut sërish në qendër të vëmendjes, këtë radhë mashtrime me “Trump kartela bankare”

Elon-Musk-cip

Njeriu i parë me një implant truri kontrollon një mi kompjuteri me mendimet e tij!

diell

Dielli po shpërthen në një nivel që nuk është parë që nga viti 2017

intel

Intel do të prodhojë çipe për Microsoft

INFO

NA NDIQ