Chelsea është afër marrëveshjes për tarifën prej më shumë se 55 milionë £ me Leeds për Raphinhan, sipas “The Athletic”, përcjell Zeri.info.
Barcelona ka qenë prej kohësh e lidhur me brazilianin, ndërsa për anësorin është i interesuar edhe Arsenali.
Megjithatë, Chelsea tani duket se është në pozicionin më të mirë për të nënshkruar me 25-vjeçarin pasi Barça dhe Arsenali luftojnë për të përmbushur çmimin e kërkuar.