Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për një vend në Ligën e Kampionëve, duke mundur 1-0 Manchester Unitedin në ndeshjen e javës së 37-të të Premier Ligës.
Me këtë fitore, londinezët ngjiten në vendin e katërt me 66 pikë, duke hyrë seriozisht në garën për Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, Manchester United vazhdon sezonin më të dobët në historinë e klubit, duke mbetur me vetëm 39 pikë pas 37 javësh, në vendin e 16-të.
Në javën e fundit, Chelsea përballet me Nottingham Forestin në një duel vendimtar për Championsin, ndërsa United luan ndaj Aston Villas.