Chelsea eliminon Dortmundin, Benfica deklason ekipin belg

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/03/2023

Chelsea dhe Benfica janë kualifikuar në çerekfinale të Champions League në futboll.

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dortmundit, duke e përmbysur humbjen e sfidës së parë me 1:0.

Skuadra londineze kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 2:1.

Ndeshje e fortë, me dy gola dhe një shtyllë të goditur nga ana e vendasve.

Duhet theksuar se ndeshja Chelsea – Dortmund filloi me 10 minuta vonesë.

Shkak i këtij vendimi sipas raportimeve nga mediave britanike është bërë trafiku i rënduar në Londër që vonoi arritjen e skuadrës gjermane në “Stamford Bridge”.

Në minutën e 17-të, Marco Reus (Dortmund) nga gjuajta e lirë rreth 22-23 metra, gati sa shënoi por portieri Kepa Arrizabalaga mezi ka shpëtuar portën e tij, me dorë e ka dëbuar topin në korrne.

Në minutën e 28-të, shtylla e majtë aleat i Dortmundit, duke e ndal goditjen e Kai Havertz (Chelsea).

Sterling në minutën e 38-të i vetëm por gjuajtjen e tij e ndali portieri.

Në minutën e 43-të, Sterling tund portën e Dortmundit, 1:0.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 53-të, Kai Havertz godet nga penalltia por shtylla e majtë ia mohon golin. Megjithatë penalltia është përsëritur pasi një lojtar i Dortmundit u fut para kohe në fushë. Havertz herë e dytë ka shënuar, 2:0.

Chelsea me meritë është kualifikuar në çerekfinale.

Benfica i jep leksion skuadrën belge Club Brugge, duke e mposhtur me rezultat 5:1 në takimin e kthimit, kësisoj kualifikohet në çerekfinale të Champions League.

Golat i realizuan për Benfica-n Rafa Silva (38′), Ramos (45+2′ e 57′), Joao Mario (70′-nga penalltia), Neres (77′) dhe për Club Bruggen shënoi Meijer (87’).

Benfica edhe sfidën e parë e ka fituar me 2:0, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 7:1.

Chelsea – Dortmundi 2:0

Stadiumi “Stamford Bridge” në Londër.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda).

Shënues: Steerling (43′), Havertz (53′ – nga penalltia).

Kartona të verdhë: Arrizabalaga, Fernandez, Cucurella, Chilwell – Sule, Wolf, Bellingham.
Chelsea: Kepa – W. Fofana, Koulibaly, Cucurella – James, Chilwell, E. Fernandez (Zakaria 87′), Kovaçiç (Pulisic 83′), Sterling (Loftus-Cheek 83′), Joao Felix (Gallagher 67′) – Havertz.
Dortmundi: A. Meyer – M. Wolf, Süle, N. Schlotterbeck, Guerreiro – Can, Bellingham, Özcan (Bynoe-Gittens64′), Brandt (Reyna 5′), Reus – Haller (Malen 77′).

Benfica – Club Brugge 5:1

Stadiumi “da luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: H. Meler Turqia).

Shënues: Rafa Silva (38′), Ramos (45+2′ e 57′), Joao Mario (70′-nga penalltia), Neres 77′) – Meijer (87′).

Kartona të verdhë: Otamendi – Yaremchuk, lang, Sylla, Meije.

Benfica: Vlachodimos – Bah (Gilber 63′), Antonio Silva (Verissimo 89′), Otamend (Morato 74′)i, Grimaldo – Florentino, Chiquinho (Neres 63′), Aursnes, Joao Mario (Neves 74′), Rafa – Goncalo Ramos.
Club Brugge: Mignolet – Clinton (Odoi 62′), Mechele, Sylla – Buchanan, C. Nielsen, Vanaken (Rits 74′), Sowah (Nusa 75′), Meijer – Lang (Onyedika 46′), Yaremchuk (Jutgla 62′)./

huazuar nga Kemajl Goca/Bota sot

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kristijan asllani

Asllani shijon titullin e parë në karrierë, kampion në Serie A me ekipin e zemrës

kloop

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

inzaghi

Inzaghi kalon Mourinhon

Bellingam Real Barca

Bellingham rrit gjasat për të fituar Topin e Artë pasi barazoi rekordin e madh të Ronaldos

Inter-1

Inzaghi si kampion i Italisë: Ne e donim sot titullin dhe ia dolëm, 6 trofe ne 3 vite nuk janë pak!

xavi

​Xavi kapet sërish me arbitrat: E panë të gjithë, është turp

Bellingam Real Barca

Reali i Madridit i palodhur! Triumfon në limite ndaj Barcelonës

struga trim lum

Fiton Struga, Shkëndija humb, Shkupi vetëm barazim

griezman

Atletico blindon liderin e skuadrës, drejt rinovimit me sulmuesin

INFO

NA NDIQ