Chelsea n’finale të FA Cup, eliminoi Manchester Unitedin

0

Chelsea është finalisti tjetër në FA Cup dhe në Wembley do të ketë punë me Arsenalin.

Chelsea e ka eliminuar Manchester Unitedin për t’u kualifikuar në finale të FA Cup.

Blutë e Londrës triumfuan me rezultat 3-1, në një gjysmëfinale ku Chelsea dha më të mirën në kërkim të trofeut të parë të sezonit.

Në fund të pjesës së parë fillimisht shënoi sulmuesi Giroud, pastaj për 2-0 Mount në fillim të pjesës së dytë.

Për 3-0 shënoi autogol mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Harry Maguire, në minutën e 74’.

Krejt çka arritën Djajtë e Kuq ishte goli i nderit, shënoi Bruno Fernandes në minutën e 86’.

Në finale Chelsea do të përballet me Arsenalin.