Chelsea do të synojë një transferim të madh në orët e fundit të merkatos.
Sipas The Independent, blutë e Londrës janë duke përgatitur një ofertë prej rreth 93 milionë euro për yllin e Brentford, Ivan Toney.
Sulmuesi anglez në sezonin që lamë pas realizoi 20 gola dhe katër asiste në 33 ndeshjet e Premierligës.
Chelsea është në kërkim të një sulmuesi dhe dëshiron të përfundojë një marrëveshje para mbylljes së merkatos verore.