Chelsea përmbys West Hamin dhe ngjitet në vendin e katërt në Premier League…

Picture of INA
INA

04/02/2025

Edhe pse podiumi është ende katër pikë larg, Chelsea realizoi një operacion të madh mbrëmjen e kësaj të hëne, duke fituar derbin ndaj West Hamit (2-1).

Blutë, në minutën e 42-të, përmbysën “Çekiçët” në Stamford Bridge, duke arritur të ngjiten në vendin e 4-të të tabelës, përpara Manchester City dhe Newcastle, të dy të mposhtur fundjavën e kaluar.
Pavarësisht një periudhe të parë në të cilën krijuan rastet më të rrezikshme përmes Maduke (15’), Fernandez (31’) dhe Sancho (41’), “Blutë” pësuan gol në minutën e 42-të. Duke përfituar nga një pasim prapa nga Colwill për te portieri i tij, Jarod Bowen ndërhyri shpejt për të hapur rezultatin.

Chelsea do të kishte barazuar rezultatin para pjesës së parë, por Alphonse Areola, portieri francez i “Çekiçëve”, bëri një pritje madhështore nga një goditje dënimi nga Palmer, e cila kaloi nën traversë (45’+1).

Barazimi më në fund erdhi nga Pedro Neto, i cili hyri në lojë në minutën e 52-të për të zëvendësuar Sanchon, teksa pasoi mirë një top për Fernandez, të cilin e devijoi Coufal (64’). Dhjetë minuta më vonë, Cole Palmer ndihmoi në epërsinë e Chelseat, kur gjuajtja e tij u devijua nga Aaron Wan-Bissaka (74’) që shkaktoi autogol.

I mundur javën e kaluar nga Manchester City (1-3), me fitoren 2-1 Chelsea u rikthye në rrugën e duhur përpara se të përballet me Brighton dy here, në Kupë të shtunën e ardhshme dhe më pas në Premier League pesë ditë më vonë.

TË FUNDIT

Mexhiti: Ligji për “Branitellat” ka kaluar disa herë në kohën e BDI-s

Taravari thotë se Grubi do të kthehet shpejtë: Është afër

5 mijë objekte të ndërtuara pa leje presin të legalizohen në Kumanovë

Rokas: Reforma në gjyqësi është nëna e të gjitha reformave

S’bëhet reforma me njerëz të stërkonsumuar, vetëm nëse ajo kërkohet si alibi për nesër!

VLEN: 300 specializantët e rinj fillojnë punën në institucionet shëndetësore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË