Chelsea s’e ka ndërmend t’i ndalë blerjet

0

Pas Hakim Ziyech dhe Timo Werner, Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe tani po përqendron vëmendjen në përforcimin e repartit të mbrojtjes.

Një nga emrat që kërkohen për këtë repart është anësori Ben Chilwell i Leicesterit, por objektivi i vërtetë i trajnerit Franck Lampard është futbollisti i talentuar i West Hamit, Declan Rice.

Ky i fundit luan si mesfushor qendror, pro Lampard beson që mund ta shndërrojë në një qendërmbrojtës shumë të zonë, jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në organizimin e lojës nga mbrapa.

Londinezët janë gati të paguajnë rreth 50-55 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa West Hami kërkon të paktën 70, por pretendimet mund të ulen nëse ata do të bien nga Premier League, pasi nuk mund ta mbajnë lojtarin edhe në Championship.