Chelsea s’heq dorë nga Chiesa

Pasi dështuan ta transferonin gjatë afatit kalimtar të verës së fundit, “Blutë” besohet se kanë vendosur një ofertë më të madhe parash në tryezë për italianin, por Juventusi thuhet nuk dëshiron që ta shesë lojtarin.

Sipas “Calciomercato”, Chelsea do të provojë një “sulm të ri” në muajt e ardhshëm, me londinezët që thuhet se janë të vendosur për ta sjellë sulmuesin në “Stamford Bridge” në vitin e ardhshëm.

Cheisa, i cili luajti një rol kyç në suksesin e Italisë në “Euro 2020”, ka shënuar një herë në katër paraqitje në Serie A për skuadrën e Massimiliano Allegri këtë edicion.

Bayern Munich dhe Liverpool thuhet se janë dy klubet tjera të interesuara 23-vjeçarin, i cili teknikisht është i huazuar në Juventus nga Fiorentina, me marrëveshjen që do të bëhet e përhershme verën e ardhshme.

Chiesa ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar 10 asistime në 47 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat.