Chelsea shkatërron Juventus me “poker” golash dhe i merr kreun, Barcelona ndalet nga Benfica

Ka surpriza në Champions League, por pretendentët nuk falin, sin ë rastin e Chelseas, që “hakmerret” ndaj Juventus për humbjen në Torino, duke fituar 4-0 dhe duke marrë vendin e parë në grup.

Ndeshja në “Stamford Bridge” është pas 25 minutash, në zhvillimin e një goditjeje këndi. Chelsea kaloi në avantazh me një goditje nga Chalobah brenda zone. Juventus protestoi për një prekje me krah nga Rudiger, por pas rishikimit të VAR, arbitri vendosi të vërtetojë golin. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Dominim absolut i Chelsea edhe në pjesën e dytë. Skuadra e Tuchel e ka nisur pjesën e dytë ashtu si të parën, teksa ka arritur të gjejë golin e 2-0 me anë të James, ndërsa më pas ishte radha e Hudson-Odoi që të thellonte rezultatin në 3-0. Në fund Werner shënon e edhe golin e katërt. Në këtë grup, Malmo-Zenit përfundon 1-1.

Barcelona ndalet në shtëpi 0-0 me Benfican, duke vënë në dyshim kualifikimin për në raundin tjetër, pasi katalanasit do të ndeshen me Bayern në “Allianz Arena”, ndërsa Benfica pret Dinamo Kiev.

Dramatike mes Young Boys dhe Atalantas, që përfundon 3-3. Italianët kaluan dy herë në avantazh, zviceranët përmbysën në 3-2, por në fund Gjimshiti me shokë barazuan. Gjithcka për vendin e dytë duket se do të vendoset në sfidën Atalanta-Villarreal, teksa United siguroi vendin e parë dhe pret Young Boys.

Në grupin G, Lille fiton 1-0 ndaj Salzburg dhe merr kreun, ndërsa Sevilla bën detyrën ndaj Wolfsburg 2-0 dhe është aty në vendin e tretë, për të shpresuar në ndeshjen e fundit për kualifikim.