Chelsea vendos rekord në Evropë, lë prapa gjitha skuadrat angleze

0

‘Blutë e Londrës’ nisën mirë takimin e kthimit, duke shkuar deri në 4:1 pas pjesës së parë në ‘Stamford Bridge’.
Pjesa e dytë u takoi mysafirëve që shënuan dy herë për të ngushtuar epërsinë në 4:3, por pa mundur të bëjnë më shumë.

Fitorja ndaj Slavias, ishte një fitore e rekordit për Chelsea.

Chelsea me këtë fitore, është bërë skuadra e parë angleze që arrin të fitojë 11 ndeshje brenda një sezoni në Evropë, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se në gjysmëfinale Chelsea do të takohet me gjermanët e Eintracht Frankfurtit.