“Chernobyl”, seriali më i mirë i të gjitha kohërave

0

Në orën 01:23 më 26 prill të vitit, 1986 reaktori numër katër bërthamor në uzinën e Çernobilit, pranë Pripyat shpërtheu.

Pas kësaj, dy persona vdiqën në shpërthimin e parë me avull, gjersa vdekjet më pas janë shkaktuar nga helmimi me rrezatim, njofton lajmi.net.

Në vitin 2005, raporti i përgatitur nga Forumi i Çernobilit, të udhëhequr nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregon se u shkaktuan 56 të vdekje të lidhura drejtpërdrejt me helmimin, 47 punëtorë dhe nëntë fëmijë.

Më pas, thuhet të ketë pasur mbi 4 mijë vdekje nga kanceri, në mesin e rreth 600 mijë njerëzve të ekspozuar.

Ngjarje të tilla, si dhe intrigat politike të veprimeve të qeverisë sovjetike, u bënë subjekt i serisë së dramës historike të HBO-së, “Chernobyl”.

Seria është ranguar nga kritikët si më e mira e të gjitha kohërave. Komentet erdhën menjëherë pas epizodit të fundit dhe finalit, që u transmetua më 3 qershor.

Aktualisht, telenovela në fjalë ka vlerësimin 9.7 në IMDb.