Giorgio Chiellini pritet të rikthehet te Juventusi duke nisur nga muaji shtator. Diploma si administrator biznesi tashmë duket se do t’i hyjë në punë pasi bardhezinjtë do t’i besojnë rolin e menaxhimit të axhendës së klubit, teksa do të punojë nga pranë me Maurizio Scanavino që është edhe CEO i klubit.
Kështu, Chiellini përgatitet për aventurën e re teksa ish-mbrojtësi gjithnjë e ka shprehur dëshirën e tij për të eksperimentuar këtë profesion, ndryshe nga ish-kolegët e tij që preferojnë të mbeten afër fushës dhe nisin profesionin e trajnerit apo drejtuesit të klubeve.