Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka mbërritur sot në Shkup me një dosje të zezë të plotë në takimin me kryeministrin Dimitar
Kryeministri Kovacevski tha se me diplomatin amerikan kanë biseduar për sigurinë energjetike, krizën ekonomike, kryesimin e OSBE-së, për integrimet evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, por jo për listën e sanksioneve që është përgatitur intensivisht dhe shpallur nga Uashingtoni në periudhën e kaluar, përcjell INA.
Kovaçevski sqaroi se ky është një aktivitet që e kryen SHBA-ja në kuadër të Strategjisë së saj për luftë kundër korrupsionit dhe puna e hetuesve që ishin në vend është para autoriteteve amerikane, ndërsa Maqedonia e Veriut është vend partner i Shtetet e Bashkuara.
“Ka një sërë rastesh të korrupsionit në nivele të larta që janë trajtuar nga organet e drejtësisë dhe sigurisht në të ardhmen së bashku me partnerët tanë do të punojmë në vazhdimësi për ta përmirësuar performancën e sistemit të drejtësisë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.
Ai nënvizoi se ka marrë mbështetje nga Sholl për të gjitha vendimet e rëndësishme që duhet të ndërmerren në rrugën drejt BE-së, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.
“Nga çdo përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm për atë vendim, por për të gjitha vendimet që kemi pasur dhe që do të pasojnë, sepse ndryshimet kushtetuese nuk janë vendimi i fundit që do të ketë Maqedonia e Veriut deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, kemi pasur gjithmonë mbështetje, duke qenë se nuk ka alternativë tjetër për vendin tonë përveç anëtarësimit në BE”, theksoi kryeministri Kovaçevski.(INA)