Chollet sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit dhe liderët opozitarë

Picture of designer@fetishimedia.ch

11/01/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani sot do të presin në takime të ndara Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Sipas njoftimit të Presidencës, takimi mes Osmanit dhe Cholletit do të mbahet në orën 13:30.

Ndërsa, Qeveria ka njoftuar se takimi i kryeministrit Kurti me këshilltarin e lartë amerikan do të mbahet në orën 14:30.

Përpos me krerët e shtetit, zyrtari i lartë amerikan do të takojë edhe krerët opozitarë.

Paraditen e sotme, Chollet do të takojë krerët e opozitës – Memli Krasniqin e PDK’së, Lumir Abdixhikun e LDK’së dhe Ramush Haradinajn e AAK’së.

Chollet, opozitën do ta takojë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku nikoqir do të jetë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier. Aty do të marrë pjesë edhe emisari i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimin e Abdixhikut me Cholletin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK’së.

Ndërsa takimin e Memli Krasniqit me Chollet, Gazetës Online Reporteri.net ia ka konfirmuar një burim i afërt me kryetarin e PDK-së.

Zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili, e ka konfirmuar prezencën edhe të liderit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Po, kryetari Haradinaj nesër do të takojë delegacionin nga Departamenti i Shtetit i kryesuar nga Keshilltari Special, zt. Derek Chollet”, deklaroi Xhemaili në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net.

Mirëpo opozita nuk do të jenë të vetmit që Chollet do të takojë gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

Kjo vizitë ishte menduar të bëhej vitin e kaluar, por Chollet e kishte shtyer për shkaqe shëndetësore.

Në njoftimin e DASH, thuhet se vizita e Chollet në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi, 11-13 janar, synon të nënvizojë përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË