Christian Atsu nxirret i gjallë nga rrënojat që la tërmeti i fuqishëm në Turqi – i lënduar në këmbë dhe me vështirësi në frymëmarrje

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Christian Atsu është gjetur i gjallë dhe po shërohet në spital pasi u nxjerr nga rrënojat pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Më shumë se 4000 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit katastrofik që goditi të dy vendet gjatë natës, duke rrafshuar lagjet ndërsa familjet ishin në gjumë.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi filloi për ish-lojtarin e Chelseat dhe Newcastles, dhe është raportuar gjerësisht se ishte i suksesshëm.

Gazeta A Bola raportoi se Atsu u gjet, duke shtuar se ai është transportuar në spital pasi pësoi lëndime në këmbën e tij të djathtë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.

Gazetari Saddick Adams më pas pretendoi se ai kishte qenë në kontakt me ekipin drejtues të Atsu dhe se ata kishin konfirmuar se anësori ishte i sigurt.

Dy nga shokët e tij të skuadrës në Hatayspor, si dhe anëtarë të stafit teknik u tha se ishin nxjerrë nga rrënojat më herët gjatë ditës.

Numri i të vdekurve në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore vazhdon të rritet pas dy tërmeteve që kanë shkatërruar qytete në një rajon të madh.

Tërmeti fillestar goditi gjatë natës, me një magnitudë të shkallës Rihter prej 7.8 ballë. Një tërmet i dytë pasoi rreth orës 13:30 me orën lokale të së hënës pasdite. Zyrtarët thanë se ky nuk ishte një pasgoditje. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

milanii

Largimi i Zhirus, Milani ka gati 50 mln euro për sulmuesin e ri

manchester united

Man. Junajted kërkon tjetër brazilian për të zëvëndësuar Kasemiron

silvinjo

Nga Stokholmi në Madrid, trajneri Silvinjo ndoqi në ‘Bernabeu’ rivalin e grupit të Euro 2024

riberi

Zidane – Ribery, një çift i pabesueshëm për të zëvendësuar Tuchelin në Bavari…

xavi

Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

guardiola

Guardiola “kap kokën”, shtatë lojtarë kryesorë në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenalit

salah

E ardhmja e Salah në dyshim, Liverpool gjen pasuesin në Itali

myrto uzuni

Zbulohet dëmtimi i Myrto Uzunit

euro-24

Mësohen të gjithë pjesëmarrësit në “EURO 2024”

INFO

NA NDIQ