Çifti nga Maqedonia arrestohet për grabitje në Sarandë

Picture of Ina Online
Ina Online

25/08/2024

Një çift nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Sarandë për shkak të grabitjes. Siç mësohet nga policia shqiptare, ata i grabitën një çantë një pushueses greke në plazh.

Sipas Ora News, janë ndaluar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut të identifikuar si David Shapuriq (24) dhe Sandra Neshkovska (28).

Ata i grabitën çantën një turisteje greke, e cila kishte dy telefona celularë, syze dielli, orë dhe para.

Policia e Sarandës mundi të siguronte disa nga sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën dy autorët u larguan pas ngjarjes.

Uniformat blu bëjnë me dije se po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një pushueseje greke, se më datë 17.08.2024, në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”, i kishin vjedhur çantën me 2 celularë, 3 palë syze, kuletë me para dhe me sende të tjera personale, Komisariati i Policisë Sarandë ka mundësuar identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve D. Sh., 24 vjeç dhe S. N., 28 vjeçe, të dy banues në Maqedoninë e Veriut”, njofton policia.

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË