Çifti rrihet publikisht pasi luajti një lojë fëmijësh

0

Dy të krishterë indonezianë u dënuan publikisht me rrahje me kamxhik në provincën Banda Aceh të martën, pasi ata kishin luajtur në kënd lojërash për fëmijë

Kjo lojë shihet nga autoritetet në provincën konservatore myslimane si ‘lojë e fatit’, dhe sipas tyre shkel ligjin e Sheriatit.

300 veta ishin të pranishëm në këtë rrahje, të cilët mbanin telefonat e tyre për të regjistruar.

Banda Aceh është e vetmja provincë indoneziane që imponon ligjin e Sheriatit dhe njerëzit duhet të kenë kujdes nga një sërë veprash, si: bixhozi, alkooli, seksi mes homoseksualëve ose marrëdhënia jashtë martesore.