Çifti Zendeli do të vendosin flamurin e Komunës së Gostivarit në majën Kilimanxharo

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/02/2022

Kryetari i Komunës së Gostivarit ka pritur në takim alpinistët Qeramendin dhe Ajfel Zendeli nga Gostivari, të cilët bëhen gostivarasit e parë që do të ngjiten në majën më të lartë malore të Afrikës, Kilimanxharo. Çifti bashkëshortorë nga kreu i Gostivarit pranuan flamurin e qytetit të cilin premtuan se do ta vendosin në këtë majë të valvitet, ndërsa sqaruan se ky rrugëtim vjen me rastin e 30 vjetorit të martesës së tyre. Kryetari Taravari u ka uruar suksese çiftit Zendeli të cilët nga viti 2013-të janë anëtarë të shoqatës malore “Sharri” nga Gostivari me të cilën komuna ka memorandum bashkëpunimi.

“Edhe mua më befasuan me lajmin që e mora, dy përfaqësues të shoqatës malore ‘Sharri’ të Gostivarit, nesër nisen për në rrugë dhe e kanë marrë përsipër që flamurin e komunës së Gostivarit ta vendosin në majën Uhuru në Kilimanxharo në Tanzani me lartësi mbidetare diku 5.900 metra. Ky është rasti i parë dikush nga Gostivari të shkojë në atë majë, shpresoj të kalojnë sa më mirë, ta vendosin flamurin tonë dhe të kenë momente të këndshme atje. Ne si komunën e Gostivarit kemi memorandum bashkëpunimi me shoqatën malore ‘Sharri’ që moti të cilin bashkëpunim planifikojmë ta kemi edhe më tej dhe nuk ka kënaqësi më të madhe për një kryetar komune dhe për komunën tonë që flamuri ynë të valoijë në njërën prej majave më të larta të botës”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben taravari.

Çifti bashkëshortorë Zendeli theksuan se janë përgatitur disa muaj për këtë ekspeditë, ndërsa sqarojnë se ngjitja në Kilimanxharo zgjatë plotë një javë.

“E falenderoj kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, kryetarin e shoqatës, Qerim Abazi. Ndjejmë kënaqësi që shkojmë ta vizitojmë këtë majë dhe kënaqësia është e veçantë pasi jemi të parët nga Gostivari që do ta vizitojmë malin Kilimanxharo. Mezi presimn të fillojmë me ngjitje dhe të ju dërgojmë fotografi nga atje. Shtatë ditë do të na duhet për t’u ngjitur në majën Kilimanxharo, ndërsa rrugëtimi ynë zgjat dhjetë ditë”, deklaron Qeramedin Zendeli, alpinist.

“Ne, këtu kemi ecur me shoqatën malore ‘Sharri’ disa vite dhe shpresojë edhe atje t’ia dalim”, deklaron Ajfel Zndeli, alpiniste.

Qerim Abazi, kryetar i shoqatës malore “Sharri” theksoi se çifti Zendeli vetë ka vendosur të bëhet pjesë e kësaj ekspedite pasi deri më tani i kanë ngjitur të gjitha majat më të larta në Ballkan.

“Kemi nderin e madh që dy anëtarë të shoqatës sonë nesër udhëtojnë për majën më të lartë të Afrikës, Kilimanxharo me afro 6.000 metra lartësi mbidetare. Qeramedin Zendeli së bashku me bashkëshorten Ajfel Zendeli janë anëtarë të rregullt të shoqatës, janë shumë të përgatitur dhe pasi i kaluan të gjitha majet e shteteve ballkanike, sollën vendim të shkojnë edhe në Kilimanxharo. Para një mujash na treguna dhe ne si shoqatë mburemi me këta të dy dhe besojmë se do të arrijnë sukese, do të kthehen shëndoshë e mirë. Duhet t’u bëjmë pritje madhështore kur të kthehen pasi janë të parët që nga Gostivari do të ngjiten në Kiliminaxharo dhe urojë që pastaj të ngjiten edhe në Himalaje”, deklaron Qerim Abazi, kryetar i shoqatës malore “Sharri” .

Çifti Zendeli bëhen gostivarasit e parë që i bashkangjiten ekspeditës Kilimanxharo, të cilët deri më tani kanë kaluar mbi 400 ngjitje të këtilla në Maqedoni dhe Ballkan.

TË FUNDIT

Gati 90% të votave të numëruara nga KQZ: VV prin me 41.29%, PDK e dyta me 21.83%o

Kurti shpall fitoren: Procesi ishte i ndershëm

Stavileci: PDK është e kënaqur me rezultatet

KQZ: VV 42 %, PDK 22% … nga 73% votat e numëruara

Abdixhiku: E marr përgjegjësinë për rezultatin, do t’i jap llogari vetëm LDK-së dhe votuesve

Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!

ME TE LEXUARA

1
Gati 90% të votave të numëruara nga KQZ: VV prin me 41.29%, PDK e dyta me 21.83%o
1
Kurti shpall fitoren: Procesi ishte i ndershëm
1
Stavileci: PDK është e kënaqur me rezultatet
1
KQZ: VV 42 %, PDK 22% … nga 73% votat e numëruara
1
Abdixhiku: E marr përgjegjësinë për rezultatin, do t’i jap llogari vetëm LDK-së dhe votuesve

LEXO MË SHUMË

Gati 90% të votave të numëruara nga KQZ: VV prin me 41.29%, PDK e dyta me 21.83%o

Kurti shpall fitoren: Procesi ishte i ndershëm

Stavileci: PDK është e kënaqur me rezultatet

KQZ: VV 42 %, PDK 22% … nga 73% votat e numëruara

Abdixhiku: E marr përgjegjësinë për rezultatin, do t’i jap llogari vetëm LDK-së dhe votuesve

Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!