Cigarja elektronike dëmton sistemin imunitar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/02/2023

Edhe pse shumë njerëz po i përdorin duke menduar se shmangin dëmtimet që shkakton një cigare normale, studimet kanë faktuar se cigaret elektronike janë po ashtu shumë të dëmshme.

Vaping është bërë një alternativë e preferuar (dhe e shijuar), me shumë njerëz që e shohin atë si më pak të keqe nga dy variantet. Sigurisht, aroma e duhanit nuk do t’ju ngjitet në flokë apo në rroba por, për fat të keq edhe avulli i tyre avullit ju dëmton.

Një studim i ri ka zbuluar se avullimi shkakton ndryshime të rëndësishme qelizore dhe molekulare – veçanërisht në mushkëri.(është bërë te minjtë).Për shkak se nuk ka asnjë hulumtim mbi ndikimin shëndetësor të thithjes së këtyre aerosoleve, shkencëtarët ende nuk dinë shumë për efektet afatgjata në trupin e njeriut.

Carolin Baglole, bashkëautore e studimit dhe pedagoge e asociuar në Universitetin McGill të Montrealit, thotë për VICE se për të adresuar këto boshllëqe, ekipi i saj studioi se si minjtë nga 8 deri në 12 javë u ndikuan nga tymi.⁠

Për shumë njerëz në vend që të ndihmojë për t’i dhënë fund përdorimit të duhanit, cigaret elektronike po ashtu krijojne edhe varësi. Duke shijuar llojin e esencës dhe tymin e cigares elektronike, shumë persona për fat të keq janë fiksuar duke u bërë të varur prej tyre dhe duke abuzuar me përdorimin.

Më e keqja është se këto lloj cigaresh po i përdorin edhe njerëz që më parë nuk kanë qënë duhanpirës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia serbe vrasje serbi

Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lufte

ziadin sela

Ziadin Sela: Kosova dhe Shqipëria të na marrin shembull, të bashkohen

trupat britanike kosove

“Blindohen” kufijtë e Evropës, 20 mijë ushtarë në gatishmëri kundër Rusisë – ja “zona e nxehtë’ ku mund të nisë konflikti

lukaku

Lukaku e preferon kalimin në Saudi Pro League

google

Google do të fillojë të tarifojë për atë që përdorim çdo ditë?

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

gordana siljanovska davkova

VMRO-DPMNE mban tubimin e parë, Siljanovska – Davkova: Ne jemi europianët e vërtetë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Instagram po teston një veçori të re

guardiola

​Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë

INFO

NA NDIQ