Cila është ideja më e gabuar në lidhje me pirjen e duhanit?

ina-online
ina-online

16 Gusht, 2023

Hulumtimet tregojnë se shumica e njerëzve e konsiderojnë nikotinën si shkaktarin kryesor të sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Çfarë thotë shkenca dhe a është e vërtetë?

Hulumtimet kanë treguar se nikotina shkakton varësi, por jo sëmundje. Nikotina është vërtetuar se shkakton varësi te duhanpirësit dhe nëse merret në sasi të mëdha, mund të jetë toksike. Kur pi cigare, duhanpirësi thith një të dhjetën e nikotinës në një cigare (ose 0,1 miligram), që do të thotë se duhet të pihen të paktën 400 cigare në një ditë që doza e nikotinës të jetë fatale. Shkenca pohon se rreziku kryesor në fakt vjen nga tymi i cigares.

Tymi i cigares përmban më shumë se 6000 substanca të ndryshme, nga të cilat mbi 100 janë substanca të vërtetuara të dëmshme dhe me gjasë të dëmshme, që krijohen kur digjet duhani. Tymi i cigares përmban gjithashtu nivele të larta të monoksidit të karbonit, i cili rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Prandaj, për mbi një miliard duhanpirësit që ekzistojnë aktualisht në botë, ekspertët po përmendin gjithnjë e më shumë opsionin e “zvogëlimit të dëmeve nga pirja e duhanit”. Ky nocion nënkupton që të gjithë ata që nuk heqin dorë nga cigaret duhet të marrin parasysh zgjedhjen e alternativave më pak të dëmshme, siç janë ato që ngrohin në vend që të djegin duhanin, duke mos lëshuar tym, por një aerosol që ka dukshëm më pak dhe nivele më të ulëta të substancave të dëmshme.

Ajo që është befasuese për pothuajse të gjithë është fakti se ka prova shkencore për potencialin pozitiv të nikotinës në drejtim të zvogëlimit të dëmeve.

Sipas hulumtimit të bërë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), nikotina është ajo që krijon varësi, por nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit. Nikotina është një komponim kimik shumë i varur, i pranishëm në bimën e duhanit. Produktet e duhanit, duke përfshirë cigaret, purot, produktet alternative të duhanit, duhanin me nargjile dhe shumicën e cigareve elektronike, përmbajnë nikotinë. Shumica e njerëzve e dinë se cigaret dhe produktet e tjera të duhanit shkaktojnë varësi, por shumë njerëz nuk e kuptojnë rolin e nikotinës në varësinë nga duhani. Nikotina është ajo që krijon varësi dhe i shtyn duhanpirësit të përdorin produktet e duhanit, por nikotina nuk është ajo që e bën duhanin të rrezikshëm. Tymi i cigares përmban mijëra substanca. Është pikërisht kjo përzierje substancash dhe jo nikotina, që shkakton sëmundje të rënda te duhanpirësit. Përdorimi i çdo produkti duhani që përmban nikotinë, mund të çojë në varësi nga nikotina. Disa produkte të duhanit, si cigaret, janë krijuar për të shpërndarë nikotinë në tru brenda vetëm pak sekondash, duke rritur varësinë ndaj nikotinës dhe duke e bërë më të vështirë që përdoruesit të lënë duhanin.

Gjatë 50 viteve të fundit, koncepti i zvogëlimit të dëmeve të shkaktuara nga duhani është zhvilluar vazhdimisht dhe po zbatohet gjithnjë e më shumë.  Popullariteti i produkteve alternative të duhanit po rritet dhe përdorimi i tyre në disa vende, si Suedia, ofron prova të forta për të mbështetur një strategji për zvogëlimin e dëmeve. Mjedisi rregullator rreth zvogëlimit të dëmeve zbatohet gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdon të zhvillohet në mbarë botën. Nevoja për produkte alternative të provuara shkencërisht që përmbajnë nikotinë, të cilat janë shumë më të përparuara se cigaret, besohet nga shumë njerëz si rruga që çon përpara. Nuk mund të shpërfillet edhe ndikimi i rëndësishëm pozitiv në shëndetin publik që mund të arrihet duke nxitur njerëzit të kalojnë nga cigaret, në alternativat pa duhan.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Foshnja_2

Depresioni pas lindjes, ja se çfarë duhet të dini

mushkerite_sd

7 mënyra për të pastruar mushkëritë në mënyrë natyrale

Dhembe buzeqeshje

Këto janë gabimet që bëhen për kujdesin dhe shëndetin e dhëmbëve

zemra semundje

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë në Maqedoni, mjekët apelojnë për kontrolle

Fatmir Mexhiti

Mexhiti: Derisa jam unë ministër, nuk do të ndodh të vonohet tenderimi ose prokurimet publike për ilaçet

ushqim per anemiket

Njihuni me ushqimet me vitaminë B5, kundër alergjive

koka-600x360-1

Migrena duhet të merret seriozisht ndërsa koha e pritjes për trajtimim rritet

bajame

Bajame para se të flini, më mirë se ilaçet e gjumit

shega

Përfitimet shëndetësore dhe ushqyese të shegës

INFO

NA NDIQ