Cila është pasuria e Mickoskit, Kovaçevskit, Bexhetit, Mexhitit dhe të tjerëve si deputetë (LISTA)

Picture of ina-online
ina-online

04/06/2024

Qendra për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni” ka analizuar të dhënat nga dokumentet pronësore të deputetëve të sapo zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga njësia zgjedhore 1, njofton Portalb.mk.

Njëzet deputetë të njësisë zgjedhore 1 do të ulen në ulëset e Kuvendit si pjesë e përbërjes së re parlamentare pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj.

Nga njësia e parë, grupi i VMRO-DPMNE-së përbëhet nga dhjetë deputetë, tre të LSDM-së dhe koalicionit, dy nga Fronti Evropian i BDI-së, dy nga koalicioni “Vlen”, dy nga E Majta dhe një nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë.

10 deputetë të VMRO-DPMNE – 1.2 milionë euro

Koalicioni VMRO-DPMNE në njësinë zgjedhore 1 fitoi dhjetë mandate parlamentare. Një pjesë e deputetëve kanë qenë pjesë e përbërjes së mëparshme parlamentare, ndërsa pjesa tjetër janë të rinj. Në analizë ka të dhëna për shtatë prej tyre. Sipas fletës anketuese të raportuar, më i pasur është Ljupço Prenxhov, i cili ka raportuar pasuri në vlerë prej 298,406 mijë euro. Pas tij vjen deputeti Toni Jarevski, i cili “peshon” 279.886 euro, ndërsa Ljupço Dimovski si partner në koalicion nga Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) ka raportuar pasuri në vlerë prej 271.464 mijë euro.

Pas tyre vijnë deputetja Ivanka Vasilevska me 191.272 euro, deputeti Sinisha Stojanovski me 128.081 euro, Ivan Zhivkovski me 86.193-euro dhe deputetja Beti Stamenkoska Trajkoska me pasuri prej 16.066 mijë euro.

Hristijan Mickoski si kryetar në njësinë zgjedhore 1, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe deputetja Marija Miteva aktualisht nuk janë në regjistrin online të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Tre deputetët e LSDM-së “peshojnë” më shumë se 10 të VMRO-DPMNE-së

Vetëm tre deputetët e LSDM-së dhe koalicionit në njësinë zgjedhore 1 vlejnë më shumë se 10 deputetët e VMRO-DPMNE-së në njësinë e parë.

Dimitar Kovaçevski nga LSDM, Monika Zajkova nga PLD-ja dhe Daniella Nikolova nga LSDM kanë raportuar pasuri në vlerë prej 1.397.888 mijë euro.

Më i pasuri ndër ta është kryeministri paraprak dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili ka raportuar pasuri në vlerë prej 645.945 mijë euro. Monika Zajkova, nuk është më e “varfër” si partnere e përbashkët nga PLD-ja me pasuri prej 582.000 mijë eurosh. Daniella Nikolova, nga ana tjetër, “peshon” 169.943 mijë euro.

Sa vlen “Fronti Evropian” dhe sa “Vlen?

Nga blloku politik shqiptar, në njësinë zgjedhore një, në përbërjen e re parlamentare janë dy deputetë nga Fronti Evropian i BDI-së dhe dy nga koalicioni “Vlen”.

Mjeku Ilir Hasani, nga BDI-ja, raportoi pasuri të madhe me 451.538 mijë euro, ndërsa bashkëpartiaku Blerim Bexheti, 186,178 euro.

Në koalicionin “Vlen”, pasurinë më të madhe ka raportuar deputeti i “zjarrit” Izet Mexhiti me 194,293 mijë euro dhe pas tij qëndron Bekim Sali me vlerë pasurie 167,671 euro.

Blloku politik shqiptar në “njësinë e parë” së bashku “peshon” 999.680 mijë euro.

Apasiev ka raportuar, Ismail dhe Karapejovski nuk gjenden

Në fletën anketuese të deputetit dhe liderit të Së Majtës, Dimitar Apasiev, ka raportuar pasuri në vlerë prej 146.133 mijë euro. Kolegu i tij partiak, Rexhep Ismaili, i cili po ashtu është zgjedhur për deputet në përbërjen e re parlamentare, nuk është në regjistrin e KSHPK-së.

Edhe Boban Karapejovski nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë nuk është në regjistrin e KSHPK-së.

Për shkak të faktit se deputeti i ri Karapejovski ende nuk është zgjedhur në pozitë të emëruar, fletae tij anketuese nuk është në regjistrin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Në hulumtim, janë analizuar fletët anketuese në dispozicion të 15 nga 20 deputetët e sapo zgjedhur në përbërjen e re parlamentare. Të gjithë së bashku kanë raportuar pasuri në vlerë prej 3,815,069 mijë euro, ose mesatarisht secili prej tyre kap vlerën e 254,337 mijë eurove.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

TË FUNDIT
1 min
Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet
41 minuta
“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup
49 minuta
MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit
54 minuta
Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara
2 orë
Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Shpërthen zjarr në një deponi në Shkup, digjen guma
4 orë
Edhe tre ditë deri në përfundim të vitit shkollor, orë të shkurtuara për filloristët për shkak të të nxehtit
1 ditë
Brenda VLEN-it arrihet kompromisi për resorët, MEPSO i kalon LD-së së Izet Mexhitit
17 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës
1 ditë
Ja si do të duket përbërja e re e Qeverisë
4 orë
Gjykata civile SHKUP vendos: Qani Nesimi është myfti i Tetovës
1 ditë
Naser Hani, atdhetari nga Veleshta që i dha shumë shqiptarisë

LEXO MË SHUMË

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

IMG_2950

Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

shkolla-nxenes-780x439-1

Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë

begaj gashi

Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

kurban dashi

Festa e Kurban Bajramit, ditë jo pune për besimtarët myslimanë

takim ministror

Në Shkup po mbahet Takimi Ministror i PBEJL-së

INFO

NA NDIQ