Cila ngjyrë e shtetit je ti?

0

Nga Xhenis Sulimani/

Ylberi është spektër i pasur ngjyrash, por në esencë jepë një kuptim. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë komunitete të ndryshme, koloritëm plot, por në esencë të gjithë kanë një qëllim- mirëqenie dhe garancë për të ardhme me perspektivë.
Turbulencat e fundit, në dekadën që po e lëmë pas, në shumë raste e vunë shtetin, por edhe qytetarët në sprovë.
Shteti u testua se sa mund t’i mbrojë qytetarët dhe sa të njëjtëve mund t’u sigurojë mbrojtje, ndërkaq qytetarët u testuan me gatishmërinë për të ndërruar pushtete, kur këta të fundit inkriminohen.
Edhe qytetarët edhe shteti nuk morën notë kaluese.
Më shumë se një dekadë shteti është udhëhequr nga një parti që ka funksionuar si organizatë kriminele (argument janë “bombat”). Për jetëgjatësinë e një lloji të këtill pushteti janë kujdesur qytetarët, mendësia e të cilëve është promotori më i mirë i atij pushteti.
Ndërrimin e pushteteve e ndihmoi Prokuroria Speciale Publike që ishte prodhim kryekëput i huaj, me aminin e patjetërsueshëm të 4 partive më të mëdha në vend.
Pushteti aktual bëri kthesën e madhe dukë nënshkruar Marrëveshjen e Prespës dhe duke ulur në 0 numrin e problemeve me fqinjët. Në raport me organet e ndjekjes dhe drejtësisë le edhe shumë për të dëshiruar.
Por që është një hap para, nuk do diskutim. Tash, kriminelët kanë emër dhe mbiemër dhe epilogu i rasteve dikton edhe fituesin në zgjedhjet e ardhshme, dhe jo vetëm. Sjellja e kriminelëve në bankën e të akuzuarve do të ishte garancë se jemi në rrugën e duhur. Por, edhe shpëtim për shtetin.
***
Ne gjithmonë kërkojmë nga shteti por pak tentojmë t’i japim shtetit. Ne duhet ta kemi parasysh se shteti është pasqyrë e mentalitetit, pasqyrë e kulturës individuale politike.
Ne duhet të jemi shumëngjyrësh për t’i dhënë shumëllojshmëri shtetit. Njëjtë sikur popujt e lashtë u jepnin ndikime ngjyrave: të verdhë- për të qenë të suksesshëm, të kuq për të qenë të shëndetshëm dhe plot vlera, të gjelbërt- për të shpresuar, të bardhë- për ta simbolizuar pastërtinë dhe të vërtetën, ngjyrë vjollce- për të qenë intelegjent dhe me dije si dhe të kaltër- që simbolizon panënshtrueshmërinë te njeriu.
Organizimet kriminale- mafia dhe politikanët e korruptuar shtohen dhe bëhen të fortë, nëse qytetari i thjeshtë i panënshtruar dhe i arsimuar nuk i lufton.