Cilat janë drejtimet më të preferuara për të studjuar në Maqedoninë e Veriut

Picture of ina-online
ina-online

11/08/2023

Derisa vijon regjistrimi elektronik i studentëve, interesim i ulët për drejtimet deficitare. Në fakultetin matematiko natyror në ditët e para të regjistrimit elektronik janë paraqitur rreth 50 kandidatë në të gjitha drejtimet.

Sipas dekanit të këtij fakulteti, pritet që ky numër të arrij deri në 300, sikurse në vitet e kaluara. Aleksandar Skeparovski thotë se më kritike janë drejtimet për mësimdhënës për shkollat fillore dhe të mesme. Për mësimdhënës të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, kimisë dhe gjeografisë, paraqiten vetëm nga një apo dy studentë në vit.

“E mira është se numri nuk ulet, në disa vitet e fundit kemi numër stabil, nuk kemi tendencë të rënies së numrit, do të shohim si do të jetë këtë vit. Nuk janë kritike të gjitha programet studimore, më kritike janë drejtimet për mësimdhënës sepse atje kemi rënie të madhe tek numri I studentëve. Këtu kemi rënie dramatike. Nëse më herët janë regjistruar nga 20 studentë që të studiojnë për mësimdhënie në matematikë, 5 deri në 10 studentë për mësimdhënie të lëndës fizikë, tani ballafaqohemi me nga 1 apo 2 student në ato programe mësimore, ato janë më kritike.. Kemi programe studimore ku rritet interesimi, si për shembull biologjia molekulare me gjenetikë”, deklaroi Aleksandar Skeparovski, Dekan i Fakultetit Matematiko Natyror.

Interesim të madh ka për regjistrim në Universitetin e Evropës Juglindore. Nga atje thonë se ka interesim në të gjitha fakultetet, por interesim të shtuar ka për Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive dhe në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore.

“Edhe pse është ende herët të flitet për rezultatet përfundimtare nga afati i parë i regjistrimit të studentëve, ne jemi të kënaqur me jehonën dhe interesin e maturantëve për të studiuar në UEJL. Sipas të dhënave momentale të siguruara nga Zyra e regjistrimit të studentëve, interesim më të madh edhe këtë vit ka në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore si dhe në Fakultetin e Shkencave Shëndetësore. Krahasuar me vitin e kaluar numri i aplikantëve shënon rritje të lehtë, po është ende herët të fliktet për shifra të sakta, pasi afati i parë i regjistrimit përfundon më 19 shtator”, thonë nga UEJL.

Regjistrimet në universitetin “Nëna Terezë ” do të fillojnë nga data 24 deri më 30 gusht dhe të interesuarit, siç thonë nga ky universitet, mund të aplikojnë fizikisht tek objekti i ri. Në universitetin Shën Kirili dhe Metodi, këtë vit ka gjithsej 10 473 vende të lira, në UEJL ka 1600, ndërsa në universitetin “Nëna Terezë” janë 1850 vende të lira. /Alsat.mk

TË FUNDIT
2 orë
NYT: Përmendoret në Shkup janë kryesisht të heronjëve bullgarë, Skënderbeu i shqiptarëve
3 orë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
3 orë
Me këtë formacion Sylvinjo po përgatitet kundër Spanjës?!
6 orë
Aleanca Demokratike Boshnjake dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak ngrisin kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviqit
7 orë
“Zv/km e parë” e parasheh rregullorja e Qeverisë. Mexhiti: do të jem unë, kemi marrëveshje me Mickoskin

ME TE LEXUARA

1 ditë
Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?
11 orë
Mickoski: Mjaft debatuam për çështje etnike, është koha të fokusohemi në ekonomi dhe zhvillim
1 ditë
Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet
11 orë
Në Qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe 3 gra, mosha mesatare është 47 vjeç
2 ditë
Komenti i guxishëm dhe i sinqertë i një vajze serbe
1 ditë
30 vjeçarja nga Shkupi humbi jetën në aksident në Greqi
10 orë
I nxehti afrikan/ Vazhdon faza portokalli – Nga nesër pasdite ndryshon
2 ditë
Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

LEXO MË SHUMË

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

NYT: Përmendoret në Shkup janë kryesisht të heronjëve bullgarë, Skënderbeu i shqiptarëve

ilir meta monika kryemadhi

Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit

kombetarja mitaj asani bajrami

Me këtë formacion Sylvinjo po përgatitet kundër Spanjës?!

IMG_3485

Aleanca Demokratike Boshnjake dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak ngrisin kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviqit

qeveria

“Zv/km e parë” e parasheh rregullorja e Qeverisë. Mexhiti: do të jem unë, kemi marrëveshje me Mickoskin

Screenshot_4-16-600x360

Gjeorgjia barazon me Çekinë, shpresë për Shqipërinë

moti nxehti temperatura-termometri

I nxehti afrikan/ Vazhdon faza portokalli – Nga nesër pasdite ndryshon

qeveria

Në Qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe 3 gra, mosha mesatare është 47 vjeç

Hristijan Mickoski

Mickoski: Mjaft debatuam për çështje etnike, është koha të fokusohemi në ekonomi dhe zhvillim

INFO

NA NDIQ