Cilat kompani nga Maqedonia fituan më shumë para nga BE gjatë 2021?

Shumë kompani nga Maqedonia e Veriut përmes Agjencisë për mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë dhe rural kanë përfituar miliona euro nga fondet bujqësore të Bashkimit Evropian, kryesisht ato IPARD, përcjell Faktor.

Kompania Uni Agro nga Velesi përmes IPARD ka fituar një grant me vlerë rreth 840 mijë euro si mjete të pakthyeshme, për projektin e investimit të fabrikës për ushqime të bagëtive.

Më pas është kompania Agroandika nga Rostusha, e cila ka nisur me ndërtimin e një konaku të agroturizmit afër Manastirit të Bigorit në Mavrovë dhe se ajo ka përfituar grantin prej mbi 35 milion denarë apo mbi 500 mijë euro.

Kompania e tretë është Joki Komerc nga Dollneni, e cila ka fituar mbi 26 milionë denarë apo mbi 400 mijë euro.

Agjencia e Ministrisë së Bujqësisë këtë vit ka ndarrë rreth 500 grante për investime të realizuara në këtë sferë nga persona juridik dhe fizik. Në këtë shumë, BE ka pjesëmarrje prej 75%, ndërsa shteti me 25%. Afati janë që pesë vite nga pagesa e përfituar, pronari nuk ka të drejtë ta shes investimin.

Paratë merren për investime të tipeve: sistemi pikë pikë, modernizim dhe rekonstruim të fermave, përpunim të prodhimeve, prodhime alternative bujqësore, bletari, si dhe ndërtimi i hoteleve në zonat rurale.
Kompania për prodhimin e mishit “Podgorka” nga Struga në vitin 2019 ka fituar 2 milionë euro, një shumë rekorde në Maqedoni./Faktor.mk