Cilat kompani pastrojnë Qeverinë e Maqedonisë për 4 milionë euro, MPB-në për 3,4 milionë euro, Postën për 770 mijë euro…

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me institucionet dhe ndërmarrjet publike harxhon miliona euro për pastrim dhe mirëmbajtje, të gjitha këto para nga buxheti i shtetit.

Janë 10 kompani për pastrim dhe mirëmbajtje vitin e kaluar kanë bërë qarkullim të përgjithshëm prej 16.3 milionë euro, shkruan portali “Pari”, përcjell INA.

Këto kompani mirëmbajnë dhe pastrojnë institucionet shtetërore dhe njësitë rajonale të ministrive dhe për këtë paguhen 4 milionë euro, MPB dhe Agjencia për Siguri Kombëtare ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me vlerë prej 3.4 milionë euro. Edhe Postat e Maqedonisë gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me vlerë prej 770 mijë euro. Për të gjitha detajet se cilat janë kompanitë LEXOJENI KËTU.