Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

Picture of INA
INA

19/05/2024

Koalicioni VLEN dhe koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, vazhdojnë edhe më tej negociatat për ndarje të resoreve në përbërjen e re qeveritare. Qëllimi i koalicionit VLEN është që me funksionin kryetar parlamenti përsëri të udhëheqë shqiptar, gjegjësisht njëri prej deputetëve nga koalicioni VLEN. Duke ndarë vendet ministrore, Taravari në një intervistë për RTK, thotë se do udhëheqin me ato ministri për të cilët kanë kuadër profesionist. Nuk tregon se me sa ministri do të udhëheqin.“Besoj se njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetarin e Parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptarë. Dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspertë, ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim”, tha Arben Taravari – VLEN.

Por në Qeverinë e ardhshme, nëse VMRO arrinë të sigurojë 80 deputetë në Kuvend, do të tentojë të bëjë ristrukturim të Qeverisë. Stefan Andonovski nga kjo parti, thotë se fillimisht Ministria për Sistem Politik e cila deri tani udhëhiqeshte nga Artan Grubi, do të thirret vetëm si ministri për marrdhënie mes komuniteteve, dhe e cila do të kujdeset për të gjitha komunitetet në vend.

“Premtimi i parë është se sport në korniza të zyrave nuk do të praktikohet, ka salla sportive për këtë. Pjesa e dytë mua si jurist me të vërtetë më pengon është ajo që Ministria për Sistem Politik quhet e tillë, kur e dimë se gjithë kjo që ne e bëjmë është sistem politik. Edhe Kuvendi është sistem politik, Qeveria, madje edhe gjykatat janë sistem politik. Kjo është ajo ndarje e pushtetit në tre pjesë”, pohoi Stefan Andonovski – VMRO-DPMNE.

Andonovski gjithashtu shton se më nuk do të ketë zëvendëskryeministër i parë apo i dytë. Sipas asaj që u shpreh dy ditë më parë Arben Taravari nga VLEN, deri të premten pritet që të përfundojnë të gjitha ndarjet e resoreve.

TË FUNDIT
1 orë
Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot
2 orë
VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje
2 orë
Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim
3 orë
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër
3 orë
Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

ME TE LEXUARA

1 ditë
Për 9.5 milionë euro, Lidl e ka blerë objektin e Mr.Bricolage nga “Skopski Pazar”
6 orë
Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë
1 ditë
Mickoski të martën dërgon në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar
9 orë
Kuvend, seancë për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe formimin e trupave punues
1 ditë
Gashi takon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Florian Qehajën

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

IMG_2957

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

fronti evropian vlen

Anketa e IPSOS: Fronti dhe VLEN me barazim

ere pluhuri

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

IMG_2950

Tani shkencat mjekësore mund ti kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

INFO

NA NDIQ