Cilat simptoma sëmundjesh nuk duhet t’i injoroni

INA
INA

21/09/2023

Dhimbjet e ndryshme të trupit jo domosdoshmërisht duhet të jenë tregues i një problem madhor shëndetësor.

Megjithatë, njeriu duhet të tregojë kujdes dhe vëmendje ndaj të paktën disa simptomave, të renditura si më poshtë.

Mpirje të gjymtyrëve

Nëse vëreni mpirje të krahut, këmbës ose fytyrës, atëherë duhet të dini që kjo mund të jetë një tregues i ishemisë. Kjo simptomë është veçanërisht shqetësuese nëse vërehet në njërën anë të trupit. Ishemia manifestohet edhe me vështirësinë në ruajtjen e ekuilibrit, marramendjes ose problemeve në të ecur. Nëse krejt papritur vëreni se nuk ndiheni mirë, ju dhemb koka, jeni konfuzë ose keni vështirësi në të folur e kuptuar, rekomandohet të drejtoheni menjëherë tek mjeku. Nëse ishemia kapet në kohë, pasojat e saj janë të kapërcyeshme.

Dhimbje në kraharor

Dhimbja dhe shtrëngimi në kraharor nuk duhen injoruar kurrë. Nëse dhimbja shoqërohet me djersitje, vështirësi në frymëmarrje ose të përziera atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku. Studimet thonë se dhimbja e kraharorit ose ndjenja e shtrëngimit janë një tregues i një sëmundjeje të zemrës ose ataku në zemër. Nëse shtrëngimi dhe dhimbja zgjat disa minuta dhe përsëritet sërish, kjo është një arsye më tepër për t’u vizituar në spital.

Dhimbje të pulpës së këmbës

Kjo dhimbje mund të jetë tregues i mpiksjes së gjakut në këmbë. Sëmundja quhet Trombozë Venoze dhe shfaqet në rastet kur keni qëndruar ulur ose shtrirë për shumë kohë. Nëse dhimbja është si pasojë e kësaj sëmundjeje, ajo ndihet më shumë kur qëndroni në këmbë ose ecni. Për shkak të sëmundjes, këmba e prekur enjtet dhe skuqet.

Vështirësi në frymëmarrje

Nëse gulçoni, merrni frymë me vështirësi ose ndieni një fishkëllimë sa herë që merrni frymë, shkoni menjëherë tek mjeku. Nëse ky problem nuk trajtohet, mund të jetë me rrezik. Këto probleme mund të jenë tregues të azmës, sëmundjeve të mushkërive si bronshiti ose pneunomia apo alergjive.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gjume-ftoft

Cilat janë përfitimet e të fjeturit në një dhomë të ftohtë?

Veshi-750x470

Testi i dëgjimit në internet i ofruar nga eChalk pretendon se tregon moshën e veshëve të një personi

avokado

Pse avokado cilësohet si fruti i mrekullisë?

banane

A duhet ngrënë banane me stomak bosh? Merr fund dilema

kafe limon

Katër rastet kur nuk duhet ta pini kafen

gjumi

Kjo është arsyeja pse zgjoheni të shqetësuar në mëngjes

stres

Studimi i ri tregon se në cilën moshë keni më shumë stres

intoleranca-ushqimore

7 ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira

mengjesveze-750x500-e1555512355663-650x358

Arsyet pse duhet të hani vezë në mëngjes

INFO

NA NDIQ