Për shumë të famshëm, Instagrami është bërë platforma kryesore për të promovuar sipërmarrjet e biznesit, për të ndarë momente historike, për të shpallur ngjarje të mëdha të jetës dhe në përgjithësi, për të ndarë pamje nga jeta e tyre e përditshme.
Është përpiluar një listë me 10 llogaritë më të ndjekura në Instagram të personazheve të famshëm të vitit 2023.
Kush nga yjet e të preferuarit e juaj e ka rrëmbyer kurorën?
10. Kendall Jenner – 294 milionë ndjekës
Me 294 milionë ndjekës, Jenner është dukshëm modelja më e ndjekur në Instagram.
9. Khloe Kardashian – 311 milionë ndjekës
Më e vogla nga motrat Kardashian dhe bashkëthemeluesja e markës së xhinseve “Good American”, Khloe Kardashian ka grumbulluar më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram.
8. Beyonce – 319 milionë ndjekës
Pasi përfundoi turneun e saj botëror “Renaissance”, i cili u bë turneu me fitimin më të madh nga një artiste me ngjyrë, Queen B, zë vendin e tetë me 319 milionë ndjekës.
7. Kim Kardashian – 364 milionë ndjekës
Si figura më e spikatur e familjes Kardashian dhe themeluesja e “Skims”, Kim Kardashian ka ndjekës masiv – 364 milionë, për të qenë të saktë.
6. Ariana Grande – 380 milionë ndjekës
Këngëtarja e “God is a Woman” dhe themeluesja e “R.E.M.”, Ariana Grande ka grumbulluar 381 milionë ndjekës në Instagram që kur iu bashkua për herë të parë në vitin 2011.
5. Dwayne “The Rock” Johnson – 395 milionë ndjekës
Aktori Dwayne “The Rock” Johnson zë vendin e pestë në listë me 395 milionë ndjekës. Postimet e tij në Instagram shpesh paraqesin regjimin e ushtrimeve të ish-mundësit.
4. Kylie Jenner – 399 milionë ndjekës
Jenner renditet lart në listë me afro 400 milionë ndjekës në platformë. Manjatja e bukurisë dhe ndikuesja e mediave sociale shpesh shfaq markën e saj të kozmetikës “Kylie Cosmetics” dhe markën e saj të veshjeve të lançuar së fundmi, “Khy”.
3. Selena Gomez – 429 milionë ndjekës
Me një numër të madh ndjekësish prej 429 milionësh, këngëtarja e “Calm Doën” është muzikantja dhe personazhi i famshëm i Hollivudit më i ndjekur në Instagram.
2. Lionel Messi – 496 milionë ndjekës
Legjenda e futbollit argjentinas, Lionel Messi, ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm ndjekësish prej 490 milionë në Instagram. Instagrami i tij përfshin fotografi të karrierës, sponsorizimeve dhe familjes.
1. Cristiano Ronaldo – 616 milionë ndjekës
Ndërsa ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo, njihet për dominimin në fushë, ai kryeson këtë listë si personi më i ndjekur në Instagram me mbi 600 milionë ndjekës. /Telegrafi/