Kilian Mbape, Xhud Bellingham, Vinisius Junior dhe Erling Haaland janë lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, vlera e tyre e transferimit është vlerësuar në një shifër prej 180 milionë eurosh.
Rodrigo Goes, Martin Odegard dhe Lautaro Martinez janë të radhës me një vlerësim prej 110 milionë euro, duke lënë pas vetes Hari Kejn, Aurelien Tçouameni dhe Eduarto Kamavinga me vlerësim prej 100 milionë eurosh.
Në pozitat 19, 20 dhe 21 renditen Hulian Alvarez, Rafael Leao dhe Gavi, të cilët vlerësohen nga 90 milionë euro, ndërsa pas tyre top 25-shja kompletohet nga Ruben Dias, Niko Barella, Çavi Simons dhe Uilliam Saliba që vlerësohen nga 80 milionë euro.