Cilët janë spitalet private më profitabile në Maqedoninë e Veriut? (TABELA)

Spitalet private po shndërrohen në subjekte fitimprurëse edhe biznesi, duke qarkulluar në vit miliona euro. Kjo po ndodhë me disa spitale private në Maqedoninë e Veriut, që kanë lënë nën hije spitalet publike.

Këto spitale private janë të organizuara mirë, teknologjikisht dhe me personel të pajisur mjaft mirë, me një fjalë të vendosur në parimet e tregut. Në to janë investuar shuma të forta parash private, të cilat duhet të fekondohen, duke ofruar shërbim shëndetësor cilësor dhe në kohë.

Dallimi midis shëndetit privat dhe atij publik po bëhet tashmë më i dukshëm. Argumenti i fundit në këtë listë është fakti se kompanitë private të sigurimit për shërbimet shtesë dhe private të sigurimeve shëndetësore kanë zgjedhur si partnerë institucionet private të kujdesit shëndetësor, shkruan portali Faktor.mk.

Ky portal ka rënditur spitalet më fitimprurëse në vend, ku një pjesë e tyre janë investim vendor.