Goli përcakton fatin e ndeshjes dhe ai që e shënon në mos hyn në histori, mbahet mend gjatë.
Kur kanë kaluar të paktën 20 ndeshje, kampionatet kryesore kanë tashmë edhe sulmuesit më të mirë në aktivitet. Në vazhdim do të shohim se cilët janë çiftet më të fortë në Evropë. Në vendin e parë Kane dhe Sane që kanë shënuar 32 gola për Bayern në Bundesliga. Guirassy dhe Undav formojnë binomin e dytë gjerman mes sulmuesve më të fortë. Deri tani kanë shënuar 30 gola për Stuttgart.
Podi plotësohet nga Martinez dhe Calhanoglu që në Serie A kanë realizuar 28 herë për zikaltërit e Inter.
Nga Milano në Paris ku gjejmë çiftin transalpin Mbappe-Kolo Muani në kuotën e 25 golave. Pas tyre vijnë Morata dhe Griezmann që kanë shënuar 24 gola për Atletico Madrid, por janë të vetmit pas çiftit zikaltër që kanë arritur secili në shifra të dyfishta.