Cili është Bruti që duhet t’i merret leja për të hyrë në Kalanë e pamposhtur të Drenicës!?

Picture of Ina Online
Ina Online

28/01/2025

Çun Lajçi

“O gjykim!
Ti ke ikur te kafshët e egra, dhe njerëzit kanë humbur arsyen. Zemra ime është aty, në arkivol me Cezarin, dhe duhet të pres derisa të kthehet te unë!”

* Kështu e nisi fjalimin e tij Mark Antoni ditën kur u vra Cezari. Dhe unë po e risjell me shkas në këtë fushatë zgjedhore, sepse nuk gjeta diçka më të përafërt për ta përshkruar ironinë e asaj që ndodhi dje në Skenderaj, në Kalanë e Qëndresës së Jasharajve. Kryeministri i vendit shkoi t’u fliste simpatizantëve të partisë së tij në shtëpinë e kulturës, por dikujt i pengoi ardhja e “Mark Antonit”. Dikujt i duhej leja nga “Bruti” për ta vajtuar rrejshëm “Cezarin”! Dikujt i duhej edhe flaka që t’i vihej “Romës”. Ndaj hodhën barot mbi vëllezërit e vet, sikur ata të mos ishin pasardhës të Ademit, Azemit, Ahmetit e Nebiut!

Mjerim!

Kështu ndodhi edhe kur i humbi zgjedhjet i biri i Hamzës, Bekimi: u bë festë me fishekzjarre!
Mua më ringjallët Çuni, artisti i viteve ‘70-ta, duke deklamuar Mark Antonin:

“Këtu, me lejen e Brutit dhe të tjerëve—
Sepse Bruti është një njeri i ndershëm;
Të ndershëm jeni që të gjithë…”

Dhe fyti më shtrëngohet teksa pyes veten:
Cili është Bruti që duhet t’i merret leja për të hyrë në Kalanë e pamposhtur të Drenicës!?
Cili është Bruti që ndez fitilat e barotit!?

Pastaj i kthehem këngës:
“N’Beograd flet radio stanica, Albani asht ba Drenica,
President Azem Galica, kjo Qerimja Presidnica!
Azem Bejta asht çua n’kamë, shkja n’Drenicë s’don me lanë!”

* Dhe i kthehem asaj që i ndodhi mbrëmë Kryeministrit në Drenicën e burrave të besës, të pushkës, të bukës dhe të konakut!
A ishte ashtu siç këndohet në këngë?
Këtë ma thoni ju, sepse mua s’më takon të flas pas aq shumë vargjeve heroike dhe këngëve në lahutë kushtuar trimave drenicakë!

Ajo që ndodhi mbrëmë ishte një sofër e përmbysur dhe fitore për Albin Kurtin. Mbajeni mend çka ju thashë!
* Edhe Mark Antoni dukej sikur po i lavdëronte vrasësit e Cezarit, por në të vërtetë ai ndezte zemërimin e popullit kundër tyre.

28.01.2025

TË FUNDIT

Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË